Flash

Pas lajmeve për shtatëzani, reagon Çiljeta: Jemi tek pika e bardhë e penalltisë

Lapsi.al 8 July 2020
Pas lajmeve për shtatëzani, reagon Çiljeta: Jemi tek pika e

Një prej lajmeve më të diskutuara pak javë më parë ishte “shtatzënia” e Çiljetës. Sipas lajmit që qarkulloi me shpejtësi nëpër portale, këngëtarja dhe partneri i saj, futbollisti Alban Hoxha do të bëheshin prindër për herë të parë, dhe se ajo ishte në muajt e parë të pritjes së ëmbël. I menjëhershëm ishte reagimi i Çiljetës, e cila e mohoi lajmin me një shkrim në rrjetet sociale.

"Faleminderit që na zgjuat me këtë lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë, s'kemi mbërritur te goli. Kur të shënojmë do e ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës, siç kemi bërë gjithmonë! Ju uroj fundjavë të bukur”, -shkroi ajo.

Ndërsa sot, e ftuar te “Rudina”, këngëtarja ka sqaruar si e përjetoi këtë “boom” në media.

“E kalova me sportivitet. Mendova: Çfarë po na bëjnë, njëherë na ndajnë, njëherë na bashkojnë, njëherë na bëjnë shtatzënë... Unë gjërat nuk i mbaj dot, i them vetë. Nëse do kem diçka, do ta ndaj”, -tha këngëtarja, e cila e mbylli duke thënë se “Ato punë i di Zoti”.

Pra, një gjë ta kemi të sigurt, që kur të jetë vërtet shtatzënë, Çiljeta do na e thotë vetë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI