Flash

Meghan Markle i jep fund shoqërisë me mikeshën e saj të ngushtë

Lapsi.al 8 July 2020
Meghan Markle i jep fund shoqërisë me mikeshën e saj të

Pas përfshirjes së Jessica Mulroney-t në një debat virtual me blogeren me ngjyrë Sasha Exeter, duket se miqësia e saj me Meghan Markle ka marrë fund. Kjo pasi sikur të mos mjaftonte “gabimi” që kishte bërë, Jessica përdori emrin e dukeshës për t’u shfajësuar.Sipas burimeve pranë Markle, ajo u ndje jashtëzakonisht e fyer nga veprimi i mikeshës së saj dhe ishte një faktor që luajti një rol vendimtar që t’i jepte fund shoqërisë.Në rast se po pyesni veten si ndihet Jessica për fundin e miqësisë së saj me Meghan-in, po ju themi që aspak mirë.

Së fundmi, një burim për The Sun ka thënë:

"Ekipi i Mulroney-t e ka bërë të qartë se ajo ndihet ‘e lënë në baltë’ nga Meghan dhe ka frikë se i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre shoqërore njëherë e mirë. Ajo është e shqetësuar dhe e shkatërruar, sepse Meghan nuk ka bërë asgjë për ta përkrahur. Jessica është e tmerruar se gjithçka ka marrë fund.”

Gjithashtu burimi tha se Jessica po humbet shumë nga markat me të cilat bashkëpunonte, të cilat e vlerësonin lidhjen e saj me Meghan-in në të kaluarën. Sipas tij, e gjitha që dukesha duhet të bënte është që të dilte publikisht me Jessica-n, për të treguar ajo ende ka mbështetjen e saj. Por duket qartë se Meghan s’ka në plan ta mbështesë dhe kjo për Mulroney-n është një goditje e madhe pas një miqësie dhjetë vjeçare, ndërkohë që ajo ka qenë e pranishme për Meghan-in sa herë ka pasur nevojë.

Të këshilluara

Dafina Zeqiri gati bashkëpunimin e rradhës

Vetëm 6 ditë pas lançimit të “Aman”, një super bashkëpunim i Ledrit, Lumi B dhe Dafina Zeqirit, kjo e fundit e ka gati një projekt të ri. Kësaj here, këngëtarj...

13:36

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI