Flash

Majk flet për pasojat që la pas Covid në industrinë e muzikës

Lapsi.al 8 July 2020
Majk flet për pasojat që la pas Covid në industrinë e

Këtë të martë në “Edicioni Veror 2020”, ka qenë i ftuar artisti Majk. Kastriot Rexha, i njohur ndryshe si Majk, vazhdon të mbetet aktiv sa i përket prurjeve të reja muzikore.

Tashmë ai ndodhet në Dhërmi për të pushuar në bregdetin shqiptar.

Në një intervistë për gazetaren Irini Meçe, artisti tha se për shkak të pandemisë nuk kishte lëvizur nga Prishtina.

“Nuk e di sa do të qëndroj, nuk kam bërë plane. Tashmë club-et janë të mbyllura dhe vendosa të pushoj pak. Prej katër muajsh nuk kam lëvizur nga Prishtina”

Sa i përket karantinës, Majk u shpreh se ka qenë një periudhë e vështirë.

“Me thënë të drejtën jam mërzitur. 3-4 muaj lajme të këqija, depresion. Karantinën e kam kaluar me familjen”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai foli edhe për planet e tij sa i përket karrierës muzikore. Për shkak të pandemisë Majk tha se nuk ka qenë situata që pritej pasi kishte në plan nxjerrjen e një albumi.

Majk tregoi gjithashtu tregoi se për shkak të pandemisë ka anuluar shumë koncerte.

“Kemi humbur shumë. Me rëndësi është të jemi mirë, të kemi familjen sa më mirë dhe të kemi sa më pak viktima. Në fund të fundit koncertet do të vijnë sërish”, tha Majk.

Të këshilluara

Shtetet që e ndaluan aplikacionin e Tik Tok

TikTok njoftoi se do të ndalojë së ofruari aplikacionin në Hong Kong pasi rajoni miratoi një ligj të sigurisë kombëtare që i jep fuqi të zgjeruara autoriteteve ...

20:00

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI