Flash

Rusia arreston për tradhti zyrtarin e agjencisë së saj hapësinore

Lapsi.al 7 July 2020
Rusia arreston për tradhti zyrtarin e agjencisë së saj

Këshilltari i agjencisë hapësinore ruse “Roscosmos”, Ivan Safronov ka dalë sot në gjyq për akuza tradhtie. Shërbimi rus i sigurisë, FSB tha se ai dyshohet se ka spiunuar për një vend të NATO-s, ndërsa agjencia hapësinore tha se akuzat nuk kishin lidhje me punën e Safronov me ta.

I akuzuari mohon akuzat ndaj ish-gazetarit te fushës ushtarake, qe ka punuar me dy të përditshmet ruse Kommersant e Vedomosti.

Në një tjetër zhvillim, gazetarja e vjetër Taisiya Bekbulatova u arrestua pasi policia bëri një kontroll në apartamentin e saj. Bekbulatova, kryeredaktore e revistës “Holod Media”, raportohet se është mike e Safronov.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha në lidhje me çështjen: “Deri tani kjo çështje nuk ka të bëjë me punën e tij si gazetar”.

Safronov është bashkuar me agjencinë hapësinore Roscosmos si këshilltar informacioni për drejtorin Dmitry Rogozin, disa muaj më parë.

I akuzuari përballet me 20 vjet burgim nëse shpallet fajtor. Safronov ishte gazetar i njohur te Kommersant për çështjet ushtarake e hapësinore.

Në qershor 2019 është hapur një gjyq mbi faktin se Kommersant kishte publikuar informacione që mund të ishin sekret shtetëror. Kjo kishte të bënte me një artikull të Safronov mbi dërgesat ruse të avionëve Su-35 drejt Egjiptit, që më vonë u hoq nga faqja e Kommersant.

Të këshilluara

Kush është kryeministri i ri i Francës

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se dorëheqja e qeverisë ishte e nevojshme për të hapur një "rrugë të re" për presidencën e tij. Nëpunësi i lartë publik J...

23:04

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46