Flash

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Kulisat/ Si përfundoi në pranga rilindasi i Vorës Agim Kajmaku

Lapsi.al 7 July 2020
Kulisat/ Si përfundoi në pranga rilindasi i Vorës Agim Kajmaku
Odiseja tetë mujore e arratisë së ish kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku ka marrë fund. Problemet shëndetësore me dibetin e kanë shtyrë 49 vjeçarin të dalë nga ilegaliteti dhe të kërkojë ndihmë pranë spitalit kontinental në Tiranë. Kanë qenë personeli i këtij spitali që pasi i ka dhënë shërbimin e parë ka njoftuar policinë se po kuronin një person të shpallur në kërkim, për veprat penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose formularëve”, “Falsifikim i dokumenteve zyrtare” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.  Kalvari i halleve të Agim Kajmakut filloi menjëherë që pasi ai u zgjodh në votimet moniste të 30 qershorit në krye të Bashkisë të Vorës. Sekretari i Përgjithshëm i PD, i cili atë verë bënte rolin e denoncuesit të kryebashkiakëve të kriminalizuar, Gazmend Bardhi, shpalli se Kajmaku “digjet” nga ligji i dekriminalizimit, pasi ka gënjyer në formularin e vetëdeklarimit, duke fshehur arrestimin në Greqi me emrin Jorgo Toto. Shkelja që ai kishte bërë ishte se ka ofruar të dhëna të rreme dhe ka mbajtur të fshehtë faktin që është hetuar apo gjykuar nga një autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale. Ai ishte arrestuar në Greqi, nën një identitet fallco, Jorgo Toto,  me pretendimin e fallcifikimit të modhenave për blerjen e mallrave me të cilat bënte tregëti. Por edhe pasi këto fakte dolën, PS-ja u mundua ta mbronte të sapozgjedhurin e saj. Rama tallej në studio televizive me shprehjen tashme të njohur kundër denoncuesve “Kajmaku, gjiza, kosi” (video poshte). (VIDEO) Si e mbronte Rama-Kajmakun para shkarkimit sot si kryebashkiak për lidhjet me krimin Medait pranë tij botonin dokumentat e pastërtisë të kryebashkiakut të ri.  Ata organizuan menjëhetrë një proces në Janinë që ish tregtari i luleve të fitonte pafajësinë.  Në fakt ashtu ndodhi. Por problemi me Kajmakun nuk ishte nëse ai qe i fajshëm apo i pafajshëm për krimin që e kishin akuzuar grekët në vitin 2003, por se kishtë gënjyer në formularin e deklarimit para KQZ. 

Poshtërimi i Rilindjes/ Servir jo vetëm kriminelë, por mbi të gjitha idiotë

Në hyrje të formularit të vetëdeklarimit, Agim Kajmaku pranonte se në të shkuarën pati mbajtur emrin Jorgo Toto. Pikërisht me këtë emër ai rezulton i hetuar dhe gjykuar në Greqi në vitin 2003 për akuzën e falsifikimit të parave. Ndonëse Gjykata e Janinës e shfajësoi me argumentimin se nuk provohet që Agim Kajmaku është vetë falsifikatori i parave në fjalë dhe se ai vetë ka qenë viktimë e këtij falsifikimi, ai është fajtor në raport me ligjin shqiptar dhe jo me atë grek. Ai ka gënjyer në dokumentin e dekriminalizimit. Në formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve më 13 maj 2019 (Poshte), pyetjes numër tre që thotë: “A keni qenë ndonjëherë në hetim, ose gjykim nga një autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale?”, Agim Kajmaku i është përgjigjur duke vendosur shenjën X tek “Jo”-ja. Ai ka gënjyer me të njëjtën gjakftohtësi edhe në pyetjen: “A keni qenë ndonjëherë i ndaluar apo i arrestuar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale?”, thotë kjo pyetje. Edhe këtu, Agim Kajmaku ka vendosur shenjën X tek përgjigja “Jo”. Ai ka përsëritur të njëjtën gjë edhe me pikën ku i kërkohet kandidatit për t’u zgjedhur, ose emëruar, të përgjigjet nëse ka qenë caktuar ndonjëherë ndaj tij një masë shtrënguese e sigurisë personale. Edhe këtu, Agim Kajmaku përgjigjet me “Jo”. Pra, u bë e qartë se Agim Kajmaku e humbiste automatikisht postin e kryetarit të Bashkisë së Vorës, pavarësisht arriti të marrë pafajësinë në Janinë. Madje ai rrezikonte edhe burgun, pasi ligji i dekriminalizimit e thotë troç: “deklarimi i rrethanave të rreme, ose të shtrembëruara përbën vepër penale, sipas nenin 190 të Kodit Penal”. Pasi të gjithë dokumentat u bënë publike, pasi prokuroria shtirej sikur nuk e gjente dot, mundësitë e mbrojtjes së Kajmakut nga PS shteruan. 

Andi Bushati: Besojeni, Rama prapë nuk e ka ditur

Ne 1 nëntor ai u shkarkua nga detyra me një vendim unanim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Por edhe pas kësaj ai mund ti'a kish hedhur paq, ashtu si kryebashkiakët e tjerë që nuk i hyri gjëmb në këmbë. Por për ti shkuar deri në fund idiotësive të veta, ai bëri një gafë që Rilindja nuk mund tia falte më. Ai tentoi tia hidhte edhe organizatës. Kur tashmë ishte shkarkuar aipushoi nga puna dy zevendesit dhe guxoi të vendoste pasardhës, shefin e tij të kabinetit, të cilin PS nuk e donte.  Pikërisht kjo tradhëti ndaj PS-së me sa duket i kushtoi shtrenjtë, sepse menjëherë ndaj tij u vu në lëvizje prokuroria. Ajo prokurori që e mbrojti nga denoncimet e opozitës, që nuk filloi procedim ndaj tij për gënjeshtrat në formularin e dekriminalizimit, nxitoi të kërkonte arrestin me burg, kur Kajmaku i hapi andrralla PS-së për ta zëvendësuar. Pra faji i tij i vetëm nuk qe se gënjeu zgjedhësit. Për këtë do të shpëtonte ashtu sikurse shumë të tjerë që kanë mashtruar në formularët e dekriminalizimit. Faji i tij qe se bëri dokumenta fallco për ti penguar PS-së që të vendoste atë që donte në krye të Vorës. Dhe për të tilla ‘krime” prokuroria nuk të fal. Dy akuzat e para të cilat janë pjesë e atyre për të cilat u vu sot nën arrest ishin:“Falsifikim i dokumenteve zyrtare” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.
 ©Lapsi.al
 
 
 
 
 

Të këshilluara

ide

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI