Flash

Kim Kardashian publikon foto para ndërhyrjeve

Lapsi.al 7 July 2020
Kim Kardashian publikon foto para ndërhyrjeve

Kim Kardashian ka publikuar disa foto të vjetra teksa ndodhet në karantinë dhe shpresojmë të mos pendohet!

39-vjeçarja shprehet në postimin e saj në Instagram, se këto janë disa nga kujtimet e saj më të mira, por të gjithë fansat kanë mbetur pafjalë nga transformimi i saj!

“Unë ruaj gjithçka dhe kam qenë duke organizuar fotot e mia gjatë karantinës dhe kam gjetur të gjitha fotot e mia të vjetra! Kaq shumë xhevahire të mira! Mbani mend ndonjë nga këto pamje? Ose djegien nga dielli që pësova në Meksikë. Shfletoni për të parë”, shkruan Kim.

Në foto shohim një Kim ndryshe më tepër natyrale dhe sigurisht para ndërhyrjeve të sotme.

Opsionet e ndryshme të veshjeve dukej se i përkasin fillim viteve 2000 dhe 2010 dhe larg markave luksoze të stilistëve që ajo vesh shpesh tani.

Në njërën nga fotot shfaqet dhe koleksioni i saj i këpucëve që duke e krahasuar me atë sot, lë për të dëshiruar.

Në disa pamje ajo madje shfaqet pa pikë makijazhi në fytyrë dhe flokët e parregulluar.

Të këshilluara

Thyen rekord kënga e Mozzik dhe Kidës

Tre ditë më parë Kida dhe Mozzik publikuan projektin e tyre të ri, të përbërë nga dy këngë, “Paranoja” dhe “Pishmon”, që po bën namin dhe deri tani numëron 6 mi...

09:57

Letra e lamtumirës së Ennio Morricone

Pas ndarjes nga jeta të kompozitorit italian me famë botërore, Ennio Morricone, i njohur botërisht si “Mjeshtri”, familjarët e tij publikuan letrën e lamtumirës...

18:31

Projekti i ri i Era Istrefit (Foto)

Era Istrefi i mungoi publikut për disa kohë. Këngëtarja njoftoi fansat se po punonte për disa projekte, por ajo çka do shohim konkretisht nga Era do të vijë së ...

16:30

Arsyet pse libri është më i mirë se filmi

Askush nuk mund të të mësojë se si të lexosh  një libër. Mësuesit e letërsisë ndoshta mund të të japin sugjerime dhe nëna jote mund të tregojë pjesët e saj të p...

16:12

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI