Flash

Gjiko del përballë gjykatës, gjobitet për armëmbajtje pa leje

Lapsi.al 7 July 2020
Gjiko del përballë gjykatës, gjobitet për armëmbajtje

Sipas mediave në Kosovë, reperi Gjiko ka dalë sot para Gjykatës Themelore të Pejës, ku është gjobitur me 400 euro për armëmbajtje pa leje. Ky vendim nuk është marrë vetëm për reperin, emri i vërtetë i të cilit është Asdren Gjikolli, por edhe miku i tij, Valon Alijat, i cili gjithashtu mbante armë pa leje.

Vendimi i gjykatës detyron të pandehurit të paguajnë shumën e gjobës brenda 30 ditëve, ose në të kundërt rrezikojnë dënimin me burg. Gjikos dhe mikut të tij i janë konfiskuar armët, ndërkohë që ata kanë pranuar fajësinë dhe kanë shprehur pendesën para trupit gjykues për veprime e tyre.

Pjesë nga njoftimi i Gjykatës: “Gjikolli, në kohë të panjohur e në vazhdimësi deri më 8 tetor 2019, në parkingun e një restoranti në Pejë, mban në pronësi, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, armën Pistoletë me gas, e markës së panjohur, cal. 9mm dhe me të ka gjuajtur në ajër disa herë gjatë një ahengu familjar, armë të cilën ia konfiskoi Policia e Kosovës, së bashku me dy karikatorë dhe një fishek me gas, pasi kishin siguruar një video të postuar në rrjetin social “Instagram” ku i dyshuari shihet duke shtënë me të njëjtën armë.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori i "Disney"

Ylli i "Disney", Sebastian Athie ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare.Aktori meksikan ishte i njohur për interpretimin e Lorenzo Guevara në serinë televizive a...

14:37

Kida flet për mardhënien me Mozzik

Katër ditë më parë, Mozzik dhe Kida sollën bashkëpunimin e tyre të dytë të titulluar “PP”, një këngë që po bën namin në rrjet dhe po bëhet pafund replay nga pub...

13:35

Thyen rekord kënga e Mozzik dhe Kidës

Tre ditë më parë Kida dhe Mozzik publikuan projektin e tyre të ri, të përbërë nga dy këngë, “Paranoja” dhe “Pishmon”, që po bën namin dhe deri tani numëron 6 mi...

09:57

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI