Flash

Bora Zemani: Frika më e madhe gjatë shtatëzanisë

Lapsi.al 7 July 2020
Bora Zemani: Frika më e madhe gjatë shtatëzanisë

E ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan” mbrëmjen e djeshme, Bora Zemani është vendosur përballë panelit të gazetarëve të vegjël, në një intervistë si asnjëherë tjetër. Përveçse një vajzë në karrierë që ka shumë për të folur për anën profesionale, Bora është një mama shumë e përkushtuar ndaj djalit të saj, Arborit.Sot Arbori është 5 vjeç dhe është bërë si një shok për moderatoren, por kur e ka sjellë në jetë ajo ka qenë vetëm 22 vjeçe dhe e mbushur me frikëra e pasiguri. Frikën e saj më të madhe gjatë shtatzënisë, Bora e ka rrëfyer para fëmijëve. Ashtu si çdo vajzë e re, periudha e shtatzënisë ka qenë jo shumë e lehtë, mbi të gjitha sepse ajo sapo kishte nisur karrierën. Frika më e madhe e Borës ka qenë se ndoshta pas lindjes nuk do të mund t’i rikthehej rutinës së saj të mëparshme, duke qenë se vëmendja do të ishte e përqëndruar te djali.Megjithatë, nuk ndodhi kështu, pasi Bora arriti t’i bënte të dyja gjërat me sukses. Me rritjen e djalit, ajo i është rikthyer televizionit dhe karrierës së saj.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori i "Disney"

Ylli i "Disney", Sebastian Athie ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare.Aktori meksikan ishte i njohur për interpretimin e Lorenzo Guevara në serinë televizive a...

14:37

Kida flet për mardhënien me Mozzik

Katër ditë më parë, Mozzik dhe Kida sollën bashkëpunimin e tyre të dytë të titulluar “PP”, një këngë që po bën namin në rrjet dhe po bëhet pafund replay nga pub...

13:35

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI