Flash

Zjarr në periferi të Vlorës

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe er...

14:48

Ndërron jetë Nick Cordero, shkak covid-19

Lapsi.al 6 July 2020
Ndërron jetë Nick Cordero, shkak covid-19

Nick Cordero, aktori i njohur i Broadway ka humbur betejën pas infektimit me COVID-19.

Ka qenë bashkëshortja e tij, Amanda Kloots, ajo që ka njoftuar vdekjen e Cordero-s, i cili ishte 41 vjeç.

“Zoti ka një engjëll tjetër në parajsë tani”, u shpreh i Kloots në llogarinë e saj zyrtare në Instagram mbrëmjen e së dielës.

“Burri im i dashur ndërroi jetë këtë mëngjes. Ai ishte i rrethuar me dashuri nga familja e tij, duke kënduar dhe duke u lutur ndërsa u largua me qetësi nga kjo tokë”.

Kloots ka qenë vazhdimisht aktive në përditësimin e informacioneve online për shëndetin e burrit të saj, teksa ai luftonte me virusin. Ajo tha se Cordero luftoi me sëmundjen për 95 ditë.

Lindur në Kanada, Cordero u rrit në Hamilton, Ontario.

Në vitin 2014 ai u nominua për Tony Award dhe Drama Desk Award për rolin e tij në “Bullets Over Broadway”, rol që e çoi atë në Theatre World Award dhe Outer Critics Circle Award.

Cordero do të mbahet mend për rolin e Earl, në prodhimin e Broadway të “Waitress”, si dhe rolin e Sonny në versionin muzikor të “A Bronx Tale” të Chazz Palminteri.

Cordero dhe Kloots, një trajnere e fitnesit, u zhvendosën në Los Angeles, ku luajti në “Rock of Ages” në vitin 2019.

Ai u takua me Kloots, kur ata të dy po performonin në “Bullets over Broadway” dhe u martuan në 2017-ën.

Nick pësoi një dëmtim të madh të mushkërive nga koronavirusi: “Duket sikur ai ka qenë duhanpirës për 50 vjet. Aq të dëmtuara janë”, u shpreh partnerja e tij.

Përveç bashkëshortes, Cordero la pas djalin e tyre 1-vjeçar, Elvis.

Të këshilluara

2 seriale italiane që nuk duhen humbur

Një ndër gjërat që na kthen ne si shqiptarë pas në kohë është padyshim kinematografia italiane, nga komeditë e deri te serialet me mafia. Jo më kot, falë këtyre...

10:36

Moszik reagon pas suksesit

Mozzik ka treguar së fundi se dy nga këngët e tij të verës 2020, “Paranoja” me Kidën, dhe “Madonna”, kanë korrur sukses të jashtëzakonshëm në vetëm pak ditë nga...

14:12

Arbenita Ismajli: Nuk kam parë kurrë porno

Arbenita Ismajli ka deklaruar pak orë më parë se nuk ka parë kurrë video porno në jetën e saj. Modelja e njohur, ka publikuar një video që flet për pornograf...

11:59

Olti Gixhari tregon kur do të bëhet nënë

Në muajin maj Olta Gixhari konfirmoi lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të parë. Ajo po qëndron në Spanjë me partnerin, foton e të cilit e ka ndarë ...

11:05

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI