Flash

Machine Gun Kelly ndan lajmin e humbjes së babait me fansat

Lapsi.al 6 July 2020
Machine Gun Kelly ndan lajmin e humbjes së babait me fansat

Machine Gun Kelly ka ndarë lajmin e trishtë se babai i tij ka ndërruar jetë, me një mesazh prekës drejtuar ndjekësve të tij.Reperi 30-vjeçar po planifikonte të festonte përvjetorin e albumit të tij të katërt, “Hotel Diablo”, kur u njoftua se babai kishte ndërruar jetë.Ai i njoftoi ndjekësit se do të bënte pak pushim dhe do të tërhiqej nga mediat sociale, ndërsa vajtoi të atin.Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, shkroi: "Unë kisha plane për përvjetorin e parë të ‘Hotel Diablo’ sot ... ai album ishte gjithçka që doja dhe e di se është afër për fansat e mi.”

“Por babai im mori frymë për herë të fundit këtë mëngjes dhe kurrë nuk kam ndjerë një dhimbje kaq të thellë në jetën time. Unë po e lë telefonin mënjanë. Të dua. Faleminderit të gjithëve për gjithçka."

Kelly nuk e ndau shkakun e vdekjes, pasi ai i mbajti private detajet e sakta.Lajmi erdhi vetëm disa ditë pasi Kelly u pa me të dashurën e re, Megan Fox, 34 vjeç, teksa dilnin nga Los Angeles.

Të këshilluara

Azet i rikthehet muzikës

Azet, muaj më parë në llogarinë e tij në Instagram, njoftoi se ka vendosur të marrë një pushim nga muzika dhe nga rrjetet sociale, pasi dëshiron t’i përkushtohe...

10:25

Ndërron jetë Nick Cordero, shkak covid-19

Nick Cordero, aktori i njohur i Broadway ka humbur betejën pas infektimit me COVID-19. Ka qenë bashkëshortja e tij, Amanda Kloots, ajo që ka njoftuar vdekjen e...

09:23

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI