Flash

Letra e lamtumirës së Ennio Morricone

Lapsi.al 6 July 2020
Letra e lamtumirës së Ennio Morricone

Pas ndarjes nga jeta të kompozitorit italian me famë botërore, Ennio Morricone, i njohur botërisht si “Mjeshtri”, familjarët e tij publikuan letrën e lamtumirës të shkruar nga vetë ai përpara vdekjes.

Letra:"Unë, Ennio Morricone kam vdekur! Kështu dua t'ua njoftoj vdekjen time të gjithë miqve që kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe gjithashtu atyre që janë pak larg të cilët i përshëndes me shumë dashuri. E pamundur që t’i përmend të gjithë! Por, një përshëndetje e veçantë është për Pepuccio-n dhe Roberta-n, miqtë e mi, shumë të pranishëm gjatë viteve të fundit të jetës sonë. Ekziston vetëm një arsye që më shtyn t'ju përshëndes të gjithëve si në këtë letër dhe të bëj një funeral tërësisht privat: Nuk dua t'ju shqetësoj! Një përshëndetje e përzemërt për Ines, Laura-n, Sara-n, Enzo-n dhe Norbert-in, sepse kanë ndarë një pjesë të madhe të jetës me mua dhe familjen time. Dua të kujtoj motrat e mia Adriana-n, Maria-n, Franca-n dhe të dashurit e tyre dhe t'u them se i dua shumë. Një përshëndetje e madhe dhe e thellë për fëmijët e mi, Marco-n, Alessandra-n, Andrea-n, Giovanni-n, nusen e djalit Monica-n dhe nipërit e mbesat e mia Fransesca-n, Valentina-n, Francesco-n dhe Luca-n. Shpresoj që ata ta dinë sa shumë i kam dashur! E fundit (por jo nga rëndësia), Maria. Po e ripërtërij dashurinë e jashtëzakonshme që na ka mbajtur së bashku të cilën më vjen keq ta braktis. Asaj lamtumirën më të dhimbshme."

Ennio dhe Maria u martuan më 13 tetor 1956, por njiheshin që prej vitit 1950. Maria shkroi tekste për të plotësuar krijimete Morricone-s. ata patën tre djem dhe një vajzë: Marco, Alessandra, Andrea, dirigjent dhe kompozitor dhe Giovanni-n, kineast që jeton në New York.

Të këshilluara

Projekti i ri i Era Istrefit (Foto)

Era Istrefi i mungoi publikut për disa kohë. Këngëtarja njoftoi fansat se po punonte për disa projekte, por ajo çka do shohim konkretisht nga Era do të vijë së ...

16:30

Arsyet pse libri është më i mirë se filmi

Askush nuk mund të të mësojë se si të lexosh  një libër. Mësuesit e letërsisë ndoshta mund të të japin sugjerime dhe nëna jote mund të tregojë pjesët e saj të p...

16:12

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI