Flash

John Bolton si dëshmitari që s’ka frikë të tregojë krimin

Lapsi.al 5 July 2020
John Bolton si dëshmitari që s’ka frikë të

Edhe pa bërë ndonjë scoop, John Bolton i ka hedhur sërish benzinë zjarrit të atyre që akuzojnë Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuçiçin, se kanë pasur një plan për marrëveshje me shkëmbim territoresh.

Në intervistën e dhënë së fundi, ish këshilltari kontrovers për sigurinë kombëtare, nuk ka thënë në fakt ndonjë gjë të re. Duke pranuar se ideja ndryshimit të kufijve s’ishte amerikane, por një propozim që vinte nga presidentët e dy vendeve, ai ka përsëritur pak a shumë të njëjtin koncept me të cilin tronditi botën kur ishte ende në detyrë.

Lexo me tej:

Deklarata bombë e John Bolton: “Shkëmbimi teritoreve nuk qe ide e SHBA, e kërkuan Thaçi dhe Vuçiçi”

Në gushtin e 2018, nga Kievi, ai pati deklaruar se SHBA, nuk do të refuzonte një kompromis mbi të cilin shqiptarët dhe serbët binin dakord, përfshirë këtu edhe atë që shumë kush do ta konsideronte si hapjen e kutisë së Pandorës në Ballkan.

Pra, deri këtu, John Bolton është koherent dhe përsërit si qytetar i lirë po të njëjtën gjë që mbronte kur ndodhej në majat e Shtëpisë së Bardhë.

Por thëniet e tij sot, marrin më shumë vlerë sepse që nga koha kur ai foli për herë të parë, ka rrjedhur goxha ujë.

Falë presionit të brendëshëm dhe unifikimit të pothuajse të gjithë faktorëve shqiptarë kundër tij, Hashim Thaçi u tërhoq formalisht nga provokimi që bëri në verën e 2018 dhe mohoi që shkëmbimi i territoreve të kishte qenë një opsion.

Homologu i tij i vizatimit të hartave, Vuçiç i’u hakërrye kundërshtarëve të vet serbë, se ai ishte ideatori i një plani të mirë, por se ata e kishin vrarë atë.

Vuçiç del hapur: Shkëmbimi i teritoreve i leverdiste Serbisë

Edi Rama që fillimisht i kundërvihej edhe Anxhela Merkelit, duke thënë se kjo është një mundësi që të vjen një herë në 100 vjet, nuk e pranoi se kishte qenë pjesë e pazareve për ndryshim kufijsh.

Video/ Kur Rama ishte gati të përplasej me Merkelin, për të ruajtur paktin me Vuçiçin

Edhe i dërguari special për dialogun, Riçard Grenell, fillimisht tha se s’kishte dëgjuar kurrë për këto projekte dhe më pas e korrigjoi pak duke i’a veshur politikave personale të Boltonit.

Copëtimi i Kosovës/ A është qetësues mesazhi i amerikanëve?

Pra dy vite më pas, të gjithë po silleshin sikur asgjë nuk kishte ndodhur, duke u përpjekur ta mbanin të gozhduar në arkivol, kufomën imagjinare të Kosovës së copëtuar.

Dhe këtu ultrakonservatori John Bolton ka meritën se është i vetmi pjestar në tentativën për krim, që nuk e ka ndryshuar versionin e tij. Ai ka pranuar se projekti i copëtimit të Kosovës ekzistonte, ai ka thënë se këtë gjë ia kishin propozuar Vuçiç dhe Thaçi, ai ka treguar se nëse kjo bëhej fakt i kryer, atëherë askush nuk do kishte fuqi ta kundërshtonte.

Por përpos rolit të dëshmitarit në zbardhjen e historisë, dëshmia e njeriut që gjendej në dhomën ku ndodhte vizatimi i  hartave është e vlefshme edhe për të na treguar rrezikun që nuk është shuar ende.

Sepse përndryshe, pra nëse të gjithë protagonistët e kësaj negociate okulte nuk do të përkundnin ende në mendje mundësinë e ringjalljes së saj, ata nuk kishin arsye që të gënjenin sot për të.

Nëse nuk do të kishin ende një plan të fshehtë, ata do të silleshin njësoj si Boltoni që flet pa komplekse për të shkuarën.

Por fakti që Thaçi gënjen, që Vuçiçi bën sikur u hakërrehet serbëve, që Grenelli shtiret sikur nuk i'a kanë treguar vizatimet që i kishin shpënë më parë për miratim tek Boltoni, të bën të dyshosh fort.

Dhe pikërisht se kjo kuti pandore ishte ruajtur si një mundësi për t'u rihapur, u vendos që nga tryeza e dialogut të shmangej Albin Kurti, duke rrëzuar me puç qeverinë e dalë nga zgjedhjet.

Pikërisht se kjo hipotezë ekzistonte, Grenell mbështeti një kabinet qesharak dhe të varur nga votat e listës serbe në Prishtinë.

E ndoshta, po për të njëjtat arsye të gjitha ato forca që ishin kundër këtij lloj “deal-i” përdorën si mundësi të fundit gjykatën speciale për t'a ndaluar atë. Sepse nëse marëveshja ‘historike” shqiptaro- serbe me ndryshim kufijsh shpallej, vështirë se ndokush mund ti kundërvihej asaj.

Kjo është në fakt edhe e reja më rënqethëse që ka thënë së fundmi Bolton: “plani për ta vënë botën përballë faktit të kryer”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Edi Rama si personazh i Kunderës

Kush e ka kthyer parlamentin në estradë? Sa herë mes bisedash të përditshme shtrohet kjo pyetje, dikush do të tregojë me gisht atë deputetin që thotë se dash...

15:08

Turneu hipokrit i Ramës në Prishtinë

Edi Rama ka përmbyllur me turneun e Prishtinës paradën e dyshimeve që po ngre prej një jave për efikasitetin, ndershmërinë dhe paanësinë e drejtësisë ndërkombët...

16:07

Poshtërimi i Shtëpisë së Bardhë

Është e kotë të fantazojmë. Por, në këtë shekull, dhe në të kaluarin, fitoret kanë qenë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Robert O'Brien dhe Richard Grenell...

16:12

Kurthet që e presin Kosovën

Cili do të jetë narracioni i ardhshëm i Kosovës? Pas deklaratës befasuese të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës është formësuar një lloj diskursi publi...

01:12

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI