Flash

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Deklarata bombë e John Bolton: Shkëmbimi territoreve nuk qe ide e SHBA, e kërkuan Thaçi dhe Vuçiç

Lapsi.al 4 July 2020
Deklarata bombë e John Bolton: Shkëmbimi territoreve nuk qe ide e

Më në fund ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton ka vënë gishtin për të treguar ideatorët e vërtetë të idesë së shkëmbimit të territoreve. Ai ka përmendur me emër Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin si ideatorë të një projekti që ai nuk e ka kundërshtuar. “Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderat e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar" ka thënë ai me zë dhe figurë (shiko ketu).

Bolton në intervistën ku ka folur edhe për librin e tij të ri kundër Trump, ka pranuar edhe se kjo ide kundërshtohej nga disa vende europiane, por ka theksuar ai nëse dy vendet arrinin marëveshjen, vështirë se dikush do të kishte forcë ti dilte kundër.

“Ju doni të më thoni mua se nëse Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje, pjesë e së cilës është shkëmbimi i territoreve, pjesa tjetër e Evropës do të thotë ‘jo, jo, kjo është e papranueshme, ne do ta hedhim poshtë këtë dakordësi që ju keni arritur!’. Për mua kjo gjë [qëndrimi kundër i Evropës] ishte i papranueshëm", tha Bolton.

https://lapsi.al/2018/09/24/le-monde-publikon-planin-kufijte-e-rinj-mes-kosoves-dhe-serbise/

Në fakt, ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, nuk pohoi asgjë më shumë sesa ajo që pati thënë në 24 gusht 2018, në Kiev.  I pyetur nga Radio Free Europe në një konferencë për shtyp, Bolton pohoi se SHBA-të nuk do ta pengojnë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë edhe nëse ajo përfshin shkëmbimin e territoreve. “Unë mendoj se ka shenja të reja se të dyja qeveritë shumë qetësishst mund të kenë vullnetin për të negociuar mbi këtë. Politika jonë, politika e SHBA-ve është se nuk do ta pengojë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë edhe nëse ajo përfshin shkëmbimin e territoreve.”

Dhe që nga ajo kohë  të gjithë atyre që kanë kundërshtuar këtë dill si në Prishtinë si në Berlin u është shitur fabula se kjo qe një ide amerikane prandaj duhej pranuar. Ky është një shanc që mund të jepet një herë në një shekull, e komentoi atë kryeministri shqiptar Edi Rama.

Thirrja e Carl Bild: Ndryshimi i kufijve mund të provokojë gjakderdhje

Por ndërsa në Ballkan plani shitej si amerikan, i dërguari special i Trump, Grenell tha se s'kishte dëgjuar kurë për të. Pak kohë më pas ai ndryshoi mendim dhe ia la fajin Boltonit për idenë e ndryshimit të kufijve. Ai deklaroi në Fax News se: “Për momentin jam në një situatë jo të mirë për shkak të asaj që krijoi John Bolton, i cili mendonte ndryshe nga presidenti Trump në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mua më është dashur te luftoj gjatë gjithë kohës me thashethemet për shkëmbim territoresh, por kjo nuk ka qenë në asnjë mënyrë politikë e Trump. Të dyja palët thonë se kjo u është thënë nga Bolton”.

Video/ Kur Rama ishte gati të përplasej me Merkelin, për të ruajtur paktin me Vuçiçin

Tani John Bolton foli në vetën e parë. Ai nuk mbrojti as obsionin se ky qe një plan amerikan dhe as mohoi se ka pasur një projekt për ndryshim kufijsh. Ai thjeshtë e pranoi atë, por ama duke treguar edhe ideatorët e projektit: Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiçi që me sa duket kishin rënë që më parë dakord sëbashku.

©Lapsi.al

 

 

 

 

Të këshilluara

“Der Spiegel”: Goditje për “Gjarprin”

Është njeriu i fortë i Kosovës: Hashim Thaçi. Tani Presidenti është i akuzuar nga Haga për krime lufte. Përse tani? Çfarë sinjifikon ndryshimi dramatik për Rich...

21:15

ide

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI