Flash

Kush është kryeministri i ri i Francës

Lapsi.al 3 July 2020
Kush është kryeministri i ri i Francës

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se dorëheqja e qeverisë ishte e nevojshme për të hapur një "rrugë të re" për presidencën e tij. Nëpunësi i lartë publik Jean Castex është kryeministri i ri i Francës.

Presidenti francez Emmanuel Macron të premten emëroi Jean Castex si kryeministër të Francës, në vend të Eduoard Philippe.

Castex është një nëpunës i lartë publik, që ka mbajtur disa poste në qeveritë lokale, rajonale dhe kombëtare. Në prill, ai u ngarkua me administrimin e lehtësimit të masave bllokuese të pandemisë së virusit Corona. Kryeministri i deritashëm, Edouard Philippe dha sot dorëheqjen së bashku me pjesën tjetër të qeverisë franceze.

Kjo masë hap rrugën për një riorganizim të qeverisë. Ky hap pritej gjerësisht, pasi Presidenti francez Emmanuel Macron kërkon të rrisë besushmërinë e tij përballë votuesve të zhgënjyer. Synimi i Macronit është t'u japë një orientim të ri dy viteve të tij të fundit në detyrë.

Pjesa tjetër e qeverisë pritet të emërohet deri të mërkurën.

Të dielën, partia centriste e Macron-it, En Marche u godit rëndë në zgjedhjet komunale në të gjithë vendin. Megjithëse Macroni gëzon popullaritet në Evropë, imazhi i tij brenda vendit është dëmtuar nga një seri pengesash, përfshirë protestat e jelekverdhëve dhe reformat e punës.

'Rruga e re' e Macron-it

Zyra e Presidentit francez tha që Macroni dhe Philippe kishin rënë dakord se nevojitej një qeveri e re për të hapur një "rrugë të re" për të ecur përpara.

"Do të më duhet të zgjedh për ta udhëhequr [Francën] në atë rrugë," tha Macroni. Ai vlerësoi "punën e jashtëzakonshme" të Philippe gjatë qeverisjes.

Në prill, Macron tha se dëshironte të "rizbulonte" veten për t'u përballur me sfidat e fundit me të cilat ndeshet republika franceze. Por administrimi i rezultateve të pandemisë së virusit Corona ka gjasa që të zërë vend qendror në pjesën tjetër të mandatit të tij presidencial.

Macroni dhe kancelarja gjermane Angela Merkel po mbrojnë një program evropian për të rindërtuar vendet e BE të goditura nga virusi Corona. Sidoqoftë, këto përpjekje kanë hasur në rezistencë midis vendeve anëtare të BE, që druhen nga borxhet si pjesë e fondit të rindërtimit./DW

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI