Flash

Marrëdhënia e 'hapur' e Jada Pinkett dhe Will Smith

Lapsi.al 2 July 2020
Marrëdhënia e 'hapur' e Jada Pinkett dhe Will Smith

Will Smith dhe Jada Pinkett Smith janë të martuar që prej vitit 1997, kanë dy fëmijë – Jaden 21 vjeç dhe Willow, 19 vjeç – dhe prej kohësh përfliten se kanë një marrëdhënie të hapur, që do të thotë se partnerët bien dakord mbi mundësinë e të paturit marrëdhënie intime me njerëz të tjerë.

Ata mund të bëjnë ç’të duan- “I kam thënë gjithmonë Will-it, ‘Mund të bësh çfarë të duash për sa kohë je në gjendje të shohësh veten në pasqyrë,’” tha Jada për Huffington Post në vitin 2013. “Sepse në fund të ditës, Will është vetvetja.” Asokohe, publiku iu referua deklaratës si marrëdhënie e hapur, ndërsa Jada sqaroi se çfarë nënkuptonte: “Marrëdhënie e hapur? Kur them mund të bëjë ç’të dojë e kam fjalën që ne besojmë te njëri-tjetri. Kjo nuk do të thotë se jemi në një marrëdhënie të hapur.”Ata nuk kanë sy vetë për njëri-tjetrinPara intervistës së Jada-s, Will Smith zbuloi se ai dhe bashkëshortja janë të hapur për t’u tërhequr seksualisht nga njerëzit e tjerë. “Nëse shkon puna deri aty, njëri mund t’i thotë tjetrit: ‘Dëgjo, kam nevojë të bëj seks me dikë,” tha ai për Daily Mail në vitin 2005. “Unë nuk do të shkoj nëse ajo nuk e aprovon – por të lutem aprovoje.

Janë partnerë-Ndonëse janë të martuar, Jada dhe Will e konsiderojnë veten si partnerë jete në vend të burrë dhe grua. Ata nuk i festojnë përvjetoret e martesës. “Është më shumë një partneritet jetësor, kështu që s’ka lidhja dita [e përvjetorit],” tha ajo në një episod të emisionit të saj “Red Table Talk” në Facebook, në 2019-n.Në një nga videot e tij në Facebook, Will Smith foli për martesën, të cilën e përshkroi kështu: “Unë dhe Jada po reflektonim për dashurinë. E pyeta se cila ishte gjëja e panjohur që kishte mësuar në lidhje me dashurinë. M’u përgjigj se ne s’jemi të aftë dhe s'kemi pse ta bëjmë një person të lumtur. E mendova që ishte një ide vërtet e thellë. Ti mund ta bësh një njeri të buzëqeshë apo të ndihet mirë, por nëse ai është i palumtur, kjo është një gjë krejtësisht jashtë kontrollit tënd. Më kujtohet dita kur hoqa dorë. I thasha Jada-s që unë po heq dorë nga përpjekja për të të bërë të lumtur. Kam nevojë që të jesh ti ajo që kujdesesh për lumturinë tënde. Më provo që mundesh. Dhe pasi na krisi në mendje kjo ide, filluam të mendonim lidhur me konceptin romantik të gabuar të dashurisë. Na është krijuar ideja se pas martesës ne bëhemi një, jemi një njeri i vetëm, por ajo që kuptuam unë dhe Jada ishte se ne s’jemi një. Jemi dy njerëz krejtësisht të ndryshëm, në rrugëtime krejt të ndryshme e kishim zgjedhur që rrugën ta bënim bashkë. Por lumturia e saj është përgjegjësi e saj dhe anasjelltas, lumturia ime është përgjegjësi e imja. E kështu ne vendosëm të ndiqnim ëndrrat tona dhe kënaqësitë personale krejt të vetëm, për të gjetur lumturinë e për të qenë të lumtur në martesë. Është e padrejtë ta lëmë lumturinë tonë në dorë të dikujt tjetër."

Thashethemet për një marrëdhënie të hapur vazhdojnë ende. Së fundmi, një këngëtar, August Alsina, pretendoi se ka qenë në një marrëdhënie me Jada-n dhe Will i dha leje. Përfaqësues të Pinkett Smith u shprehën se “është absolutisht e pavërtetë”.

Të këshilluara

Emisioni i Ellen Degeneres, drejt mbylljes

Që prej vitit 2003, Ellen DeGeneres prezanton emisionin e saj The Ellen DeGeneres Show, por burime të brendshme të tabloidëve të ndryshëm thonë se sezoni i 17 m...

15:01

Legalizohen edhe në Malin e Zi martesat LGBT

Mali i Zi ka legalizuar martesën mes çifteve të komunitetit LGBT (Biseksual, Lesbike, Homoseksual dhe transgjinor). Ligji është miratuar këtë të Mërkurë dhe Mal...

12:42

Khloe dhe Tristan edhe një herë sëbashku

Khloe Kardashian duket se e ka falur njëherë e mirë Tristan Thompson dhe ka vendosur t’i japë një tjetër shans atij teksa të dy po izolohen së bashku në rezide...

10:16

Genc Prelvukaj një kunj për kolegët

Nuk e dimë me kë e ka, por këngëtari Genc Prelvukaj sapo i hodhi benzinë zjarrit në rrjete sociale. Ai pretendon se e inçizojnë fshehtas në studion e tij muzik...

09:45

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI