Flash

Khloe dhe Tristan edhe një herë sëbashku

Lapsi.al 2 July 2020
Khloe dhe Tristan edhe një herë sëbashku

Khloe Kardashian duket se e ka falur njëherë e mirë Tristan Thompson dhe ka vendosur t’i japë një tjetër shans atij teksa të dy po izolohen së bashku në rezidencën e saj në Kaliforni.

Çifti u nda vitin e kaluar pas disa skandaleve të njëpasnjëshme tradhtie nga ana e basketbollistit, por mbetën miq pasi të dy po kujdeseshin për vajzën e tyre 2-vjeçare True.

Dhe pasi jetuan javë të tëra bashkë, të karantinuar në një shtëpi, ylli i realitety show-t, 36 vjeç dhe ylli i NBA, 29 vjeç, po i japin lidhjes së tyre një tjetër shans, tha një burim për People.

Burimi tregoi të mërkurën se “Tristan po punon shumë për ta provuar veten dhe ka qenë një baba i shkëlqyeshëm për True, gjë që e ka shtyrë Khloe-n t’i japë një shans tjetër”.

Më parë gjatë muajit, një burim i brendshëm i tha faqes që karantina i bëri ata më të afërt dhe Khloe ishte magjepsur nga sjellja e tij e mirë.

“Ajo nuk po del me askënd tjetër, ata s’kishin kaluar ndonjëherë kaq kohë bashkë që kur jetonin Cleveland. Kanë kaluar një kohë të mrekullueshme me True në L.A”!

Dy ditë para se ajo të lindte vajzën e saj në 12 prill 2018, u shfaqën foto të Tristan që po afrohej me një grua në një klub nate në New York dhe disa pamje të tjera me dy femra në një sallë pritjeje në Uashington, DC.

Ndërsa dyshja u përpoq të rregullonte marrëdhënien për nëntë muajt e ardhshëm, gjërat u përkeqësuan në shkurt 2019, kur Tristan u kap duke puthur miken më të mirë të motrës Kylie Jenner, Jordyn Woods, në një festë në shtëpi.

Të këshilluara

Genc Prelvukaj një kunj për kolegët

Nuk e dimë me kë e ka, por këngëtari Genc Prelvukaj sapo i hodhi benzinë zjarrit në rrjete sociale. Ai pretendon se e inçizojnë fshehtas në studion e tij muzik...

09:45

Beyonce vjen me albumin 'Black is king'

Një album i ri vizual i shkruar, drejtuar dhe prodhuar nga Beyoncé është në prag të publikimit. ‘Black Is King’ do të festojë rezistencën dhe kulturën e njer...

18:17

Morena Taraku i jep fund lidhjes

Në muajin maj, këngëtarja Morena Taraku konfirmoi publikisht se është në një lidhje të re dashurie dhe ndihet shumë e lumtur. Konfirmimi i lidhjes erdhi fill pa...

15:22

Dhurata luksoze e Tolgahan për Almedën

Në rrjete sociale, Almeda dhe Tolgahan ndajnë vazhdimisht momente të ëmbla me njëri-tjetrin, duke treguar se në kaq vite bashkë, ndjenjat kanë mbetur të njëjt...

15:10

Tayna tregon dhuratat e fansave (Foto)

Tayna i është rikthyer koncerteve pas disa javësh ‘pushimi’ nga pandemia. Reperja nuk mund të ishte më e lumtur se kaq, pasi gjithmonë sigurohet të tregojë sa m...

15:07

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI