Flash

Dasma e Meghan dhe Harry, fitime marramëndëse për turizmin

Lapsi.al 2 July 2020
Dasma e Meghan dhe Harry, fitime marramëndëse për turizmin

Ekipi ligjor i Meghan Markle pretendon se dasma e saj me princ Harry-n solli £1 miliard nga turizmi.

Daily Mail raporton se shifra u zbulua nga një pjesë e dosjeve të Meghan Markle të paraqitura në gjykatë për veprimet ligjore kundër Mail on Sunday. Mail on Sunday pretendon se shumica e të ardhurave të dasmës – rreth £30 milionë – u siguruan nga taksapaguesit dhe shkuan për siguri, shërbimin e kishës, lulet dhe të tjera detaje të dasmës. Ndërkohë avokatët e Meghan-it pretendojnë se “dasma u financua nga vetë princi i Uellsit" (princ Charles, babai i princit Harry). Sipas tyre, të vetmet të ardhura të taksapaguesve u përdorën për të kontrolluar dhe mbrojtur turmën. Mail on Sunday i referohet një firme konsulence, e cila thotë se të ardhurat që solli dasma në turizëm ishin vetëm £300 milionë, ndërkohë që pjesa tjetër erdhi si pasojë e faktorëve ekonomikë jo të drejtpërdrejtë, si shitjet me pakicë dhe moda. Ekipi ligjor i Meghan Markle pretendon se dasma mbretërore gjeneroi £1 miliard në sektorin e turizmit.

Kujtojmë se Meghan Markle është në një betejë ligjore me Mail on Sunday, për shkak se tabloidi botoi letrën që i ati, Thomas Markle, i shkroi dukeshës së Sussex-it.

Të këshilluara

Sia bëhet gjyshe për herë të parë

Sia është bërë gjyshe. Lajmi vjen vetëm disa javë pasi zbuloi se kishte birësuar dy djem adoleshentë. Këngëtarja australiane 44-vjeçare ndau lajmin e bukur m...

16:00

Aktori i famshëm turk baba për herë të parë

Mert Firat është një ndër aktorët më të njohur të momentit në Turqi, i cili është bërë i famshëm në Shqipëri me rolin e “Serhanit” në “Vrasje të vogla”. Bashkës...

15:48

Emisioni i Ellen Degeneres, drejt mbylljes

Që prej vitit 2003, Ellen DeGeneres prezanton emisionin e saj The Ellen DeGeneres Show, por burime të brendshme të tabloidëve të ndryshëm thonë se sezoni i 17 m...

15:01

Legalizohen edhe në Malin e Zi martesat LGBT

Mali i Zi ka legalizuar martesën mes çifteve të komunitetit LGBT (Biseksual, Lesbike, Homoseksual dhe transgjinor). Ligji është miratuar këtë të Mërkurë dhe Mal...

12:42

Khloe dhe Tristan edhe një herë sëbashku

Khloe Kardashian duket se e ka falur njëherë e mirë Tristan Thompson dhe ka vendosur t’i japë një tjetër shans atij teksa të dy po izolohen së bashku në rezide...

10:16

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI