Flash

Çekët i japin lamtumirën koronavirusit nëpërmjet një feste "të çmendur"

Lapsi.al 2 July 2020
Çekët i japin lamtumirën koronavirusit nëpërmjet

Edhe pse OBSH paralajmëroi se jemi ende shumë larg fundit të pandemisë, Republika Çeke duket se e ka ndarë mendjen t’i japë lamtumirën koronavirusit. Çekët kanë mbajtur një festë gjigante lamtumire, edhe pse rastet vijojnë të shtohen dita-ditës. Në fakt, edhe pse ka një popullësi prej 10 milionë banorësh, Çekia ka rreth 12,000 infeksione dhe rreth 350 viktima. Megjithatë, raste aktive janë ende 3,860.

Por kjo nuk i ka penguar çekët të mblidhen në një tavolinë të gjatë 500 metra në Charles Bridge, në Pragë dhe të festojnë të gjithë bashkë me ushqime dhe pije të marra nga shtëpia. Grumbullimet ishin aq të mëdha saqë ishte e pamundur mbajtja e distancimit social, por faktikisht kjo ishte ideja, që njerëzit tanimë mund të ndanin gjithçka me njëri-tjetrin.

“Ne duam të festojmë fundin e krizës së koronavirusit, duke i lënë njerëzit të takohen, të tregojnë se nuk janë të frikësuar të takohen dhe nuk janë të frikësuar të marrin një copë sanduiç nga fqinji”, -është shprehur një nga organizatorët e festës.Vendet në festë ishin rezervuar të gjitha në një kohë rekord.

Çekia ishte shumë e shpejtë në izolimin e vendit në fillim të pandemisë dhe vetëm javën e kaluar i ka lehtësuar masat.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46