Flash

Edi Rama si personazh i Kunderës

Lapsi.al 2 July 2020
Edi Rama si personazh i Kunderës

Kush e ka kthyer parlamentin në estradë?

Sa herë mes bisedash të përditshme shtrohet kjo pyetje, dikush do të tregojë me gisht atë deputetin që thotë se dashuron NATO-n, pasi që i vogël ka mbajtur sahat “Atlantik”, një tjetër do nominojë atë flokëkërleshurën që nuk shqipton dot fjalën korporatë, ndërsa një i tretë mund të vërë bast për atë jeniçerin që hidhet në sulm për të drejtat e pensionistëve.

Në fakt, sa do humor të shkaktojnë këta të ngratë, të gjithë sëbashku nuk janë në gjendje të tejkalojnë atë që bën sikur i trajton denjësisht. Sepse siç ka shkruar këtu e gjysëm shekulli më parë, Milan Kundera, te “Dashuri qesharake”: “të marrësh seriozisht gjëra të cilave u mungon krejtësisht serioziteti, është të humbasësh seriozitetin tënd”.

Pikërisht këtë bëri sot Edi Rama, kur mbajti në parlament një fjalim të gjatë, sikur donte të gjente një pikë takimi mes opozitës reale dhe asaj parlamentare. Ai ofroi formula kompromisi, i'u përgjërua lolove të kuvendit për të pranuar komisionet bipartizane, në këmbim të listave të hapura, u betua se nuk i kishte aq vota sa duheshin për të miratuar reformën e re elektorale.

Por, këtij cirku me personazh kryesor një klloun të plakur, fatkeqësisht nuk i beson askush.

Prej afro një viti e gjysëm, që kur 40 deputetë nga fundi i listave të PD-LSI-së (nga 122 që ka kuvendi sot), shkelën në atë parlament, ata kanë votuar gjithnjë sipas dëshirave të Ramës.

Mes tyre gjenden figura si Aurora Mara, Bojaxhiu apo Rrushi, që e kanë përkrahur mbi 25 herë Rilindjen.

Po, cilindo që qëmton një kriter më të besueshëm dhe më të paanshëm, mund ti referohet kartonave që ka ngritur banda e opozitës së re, për ato çështje që më pas Komisioni i Venecias do t’a fshikullonte rëndë këtë regjim.

Pro komisionit për shkarkimin e presidentit kanë qenë edhe muskëtjerët Muslim Murrizi e Korab Lita.

Për zgjedhjen e anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese, të cilën Venecia e konsideroi në mospërputhje me ligjin themeltar të shtetit, Rama mblodhi plot 105 kartonë jeshilë.

Lart votimi me 105 vota i dy anetareve te Kushtetueses Papajorgji dhe Toska që u quajt ne kushtet e antikushtuetshmerise nga Venecia

Poshte votimi për paketën anti shpifje me 9 vota nga opozita e re 

Për paketën skandaloze ‘anti-shpifje”, që është demaskauar nga të gjitha institucionet perendimore, votuan plot 9 opozitarë të rinj, mes të cilëve shkëlqen edhe Edmond Stojku, që ka marrë flamurin e zgjedhjeve pa koalicione.

Të gjitha votimet e këtye kohëve kanë treguar se, në rastin e vet më të keq, Edi Rama i ka të sigurtë rreth 10 -15 mercenarë që të ngrejnë dorën pro tij.

Pikërisht me këtë bandë ai hiqej sikur donte të negocionte sot në parlament.

Dhe pikërisht këtu dukej si klloun.

Pasi gjithkush në Shqipëri e di se ai ka aq shumë pushtet sa mund të bëjë ç’të dojë me koalicionet apo listat e hapura, pasi të gjithë janë të bindur se po si leverdisi, ai e ka në dorë t’a grisë marrëveshjen e tryezës politike, por askush, ama askush, nuk është aq idiot sa të besojë, se për të arritur diçka, Ramës i duhet të bëjë pazar me Gjuzin, Majlinda Halilajn apo Jenisherin.

Pikërisht kjo mendjelehtësi e padurueshme kunderiane, për tu dukur sikur mer seriozisht, personazhe aspak serioze, e shndërroi atë sot në qesharak. Dhe pikërisht kjo i jep përgjigje edhe pyetjes që u shtrua në fillim të këtij shkrimi.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Turneu hipokrit i Ramës në Prishtinë

Edi Rama ka përmbyllur me turneun e Prishtinës paradën e dyshimeve që po ngre prej një jave për efikasitetin, ndershmërinë dhe paanësinë e drejtësisë ndërkombët...

16:07

Poshtërimi i Shtëpisë së Bardhë

Është e kotë të fantazojmë. Por, në këtë shekull, dhe në të kaluarin, fitoret kanë qenë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Robert O'Brien dhe Richard Grenell...

16:12

Kurthet që e presin Kosovën

Cili do të jetë narracioni i ardhshëm i Kosovës? Pas deklaratës befasuese të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës është formësuar një lloj diskursi publi...

01:12

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI