Flash

Madonna dhe Dua Lipa mund të sjellin një bashkëpunim

Lapsi.al 1 July 2020
Madonna dhe Dua Lipa mund të sjellin një bashkëpunim

Në një intervistë për “Music Week”, menaxheri i Dua Lipës, Ben Mawson ka dhënë një lajm fantastik për fansat e këngëtares. Teksa fliste për albumin e saj të fundit “Future Nostalgia”, Mawson tregoi se Dua ishte ndikuar shumë nga albumi “Confessions on a Dancefloor” nga Madonna dhe se të dy përmbajnë këngë të prodhuara nga Stuart Price. Kështu, menaxheri u pyet nëse Dua Lipa mund të jetë Madonna e ardhshme, ndërsa ai rrëfeu se kur e ka takuar në fillim këngëtaren shqiptare, ajo i ka treguar se aspironte të bëhej si Madonna. Gjithashtu, Mawson tregoi për një bashkëpunim të mundshëm mes Duas dhe Madonna-s që nëse do të ndodhte, do të thyente rrjetin.

“Varet çfarë nënkuptoni me këtë. Dua padyshim do të ketë një karrierë të gjatë. Ajo është një yll i kompletuar i muzikës pop dhe albumi është influencuar dukshëm nga Madonna. Në fakt ne po përpiqemi të kontaktojmë me Madonën për një bashkëpunim. Do i dërgoj një email e do të shohim nëse do të pranojë.”- ka treguar ai.

Dua po i ngjit një nga një shkallët e suksesit të saj dhe të gjithë jemi sy e veshë për bashkëpunimin e ri me yllin legjendar të muzikës, Madonna-n.

Të këshilluara

Morena Taraku i jep fund lidhjes

Në muajin maj, këngëtarja Morena Taraku konfirmoi publikisht se është në një lidhje të re dashurie dhe ndihet shumë e lumtur. Konfirmimi i lidhjes erdhi fill pa...

15:22

Dhurata luksoze e Tolgahan për Almedën

Në rrjete sociale, Almeda dhe Tolgahan ndajnë vazhdimisht momente të ëmbla me njëri-tjetrin, duke treguar se në kaq vite bashkë, ndjenjat kanë mbetur të njëjt...

15:10

Tayna tregon dhuratat e fansave (Foto)

Tayna i është rikthyer koncerteve pas disa javësh ‘pushimi’ nga pandemia. Reperja nuk mund të ishte më e lumtur se kaq, pasi gjithmonë sigurohet të tregojë sa m...

15:07

Zbulohet data e eventit MTV VMA

Pandemia ka anulluar pjesën më të madhe të eventeve të kulturës, por organizatorët kanë vendosur që çmimet e muzikës të ndahen më 30 gusht në New York. Shfaqja ...

15:03

Arrestohet kitaristi i Maroon 5

Kitaristi i grupit të këngëtarit Maroon 5, Mickey Madden është arrestuar për dhunë në familje. 41-vjeçari nuk është i martuar, ndërsa identiteti i viktimës nuk ...

12:33

Drejt falimentit “Cirku i diellit”

Pandemia e koronavirusit ka detyruar Kompaninë e të famshmit “Cirku i diellit” të shkurtojë 3500 vende për të evituar falimentimin. Grupi kanadez, i njohur p...

10:02

Cardi B akuzohet për homofobi

Një përdorues i rrjetit social Twitter ka bërë një postim ku akuzon reperen e famshme Cardi B se është homofobe dhe transfobe pasi kjo e fundit u shfaq në një e...

09:38

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI