Gjykata Speciale/ Pse Rama veshi kostumin popullor të patriotit folklorik?
Por në përfundim të gjithë kësaj fushate, pasi ke dëgjuar të gjitha këto akuza të Edi Ramës për drejtësinë që i ka lënë fëmijët pre të ankthit, nëse i kanë baballarët heronj apo kriminelë, ke të drejtë të ngresh një pyetje: A mund të provohet e gabueshme, e padrejtë, e pandershme, asimetrike dhe e manipuluar një arkitekturë drejtësie e ngritur nga ndërkombëtarët? A mund të rezultojë dështim një eksperiment “sui generis” i implantuar në një demokraci foshnjore si Kosova?Absurdi i Ramës/ Edhe thotë do shkoj në Kosovë për të mësuar edhe jep verdiktin pa mbërritur
Natyrisht, kryeministri shqiptar bën mirë që na fton të ushtrohemi në këto dilema në rastin e Kosovës. Por ky, Rama i Prishtinës, është tejet hipokrit kur e krahasojmë me alter egon e tij të Tiranës. Këtej nga anët tona, që prej vitit 2015, ai anatemon ç’do kënd që shpreh rezerva apo ngre dyshime për drejtësinë që po vënë në zbatim ndërkombëtarët. I njëjti njeri, që deklaron publikisht se firmos në letër të bardhë mbi çdo draft me të cilin bien dakord të huajt, që etiketon si të frikësuar nga burgu cilindo që s’pajtohet me asimetrinë e vendimeve të vettingut, që përqesh të gjithë ata që revoltohen për emërimet skandaloze në drejtësinë e re, nuk mund të ketë dy standarte kaq kundërthënëse. Natyrisht, pavarësisht qëllimeve të mbrapshta që ka për ti dalë në mbrojtje Thçit, ndonëse po bën përpjekjen e fundit për të mbajtur në këmbë planin e përbashkët me Vuçiçin, duhet thënë se qasja dyshuese e Ramës ndaj drejtësisë që bëjnë ndërkombëtarët, në këtë rast është më e drejtë.Rama me dy standarte ndaj Gjykatës së Hagës, ndryshe për Haradinajn, ndryshe për Thaçin
Ajo rrëzon njëherë e mirë mitin e ngritur gjatë kohës së qeverisjes së tij, se reforma jonë në drejtësi është e përkryer, vetëm se e kanë dizenjuar dhe implantuar disa zyrtarë perndimorë. Pra, në fund të turneut të tij hipokrit në Prishtinë, pa marë parasysh qëllimet reale që pati, duke lënë mënjanë interesat e veta politike të momentit, duhet thënë se Rama na e bëri një të mirë: ai filloi rrënimin e një bestydnie që e ka kultivuar vetë, asaj të një drejtësie që duhet ti bindemi kokëulur, sa herë që ajo ka vulën e ndërkombëtarëve. Ai na ftoi të rinisim të arsyetojmë me mendje të hapur, rast pas rasti dhe jo nën dikatatin e pranimit të gjithçkaje, pasi për të kanë dhënë bekimin të huajt. ©Lapsi.al