Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Analiza/ Pse shkoi Rama në Kosovë (sipas deklaratave të tij)

Lapsi.al 30 June 2020
Analiza/ Pse shkoi Rama në Kosovë (sipas deklaratave të tij)
Në konferencën e tij për shtyp në fund të vizitës në Prishtinë, Edi Rama tregoi së pari mosarsyet e qenies aty. Ai tha se nuk ishte në Kosovë për të mbrojtur personalisht Thaçin dhe Veselin (E plote ne videon poshte). Ai këmbënguli se nuk i takonte atij të arrinte unitetin e faktorëve politikë. Ai pohoi se nuk ishte kundër një aktakuze të mundshme ndaj krerëve të UÇK, por vetëm ndaj fletërufesë që nxori pak ditë më parë prokurori i Gjykatës Speciale. Njëkohësisht Rama tregoi edhe se përse duhej të qe në Kosovë. Ai tha se vendi ndodhet para një situate ku po ndodh “diçka e rëndë dhe e padrejtë”. Ai theksoi se po njolloset epopeja e UÇk-së. Ai la të kuptohet se drejtësia ndërkombëtare po bëhet pjesë e lojës politike. Në fakt, në të gjithë mosarsyet dhe arsyet e Ramës, në gjithçka tha dhe ato që la pa thënë diçka mbeti e paqartë: cili qe mesazhi që përcolli kryeministri që u ngrit me vrap nga Tirana. Lexo me tej:

Andi Bushati: Turneu hipokrit i Ramës në Prishtinë

A donte ai të godiste Gjykatën Speciale? Jo. Sepse sipas fjalëve të tij ai e kishte vetëm me njoftimin e saj që e cilësoi si një fletërufe të kohës së revolucionit kulturor kinez. A donte ai të mbronte epopenë e UÇK-së dhe luftën çlirimtare për liri? Jo. Sepse po të kishte këtë hall të njëjtin qëndrim do kishte mbajtur edhe kur Gjykata Speciale mori në pyetje Ramush Haradinajn, që e detyroi madje të dorëhiqej nga kryeministër.  

Rama me dy standarte ndaj Gjykatës së Hagës, ndryshe për Haradinajn, ndryshe për Thaçin

A donte ai të mbronte Hashim Thaçin si person? Jo. Sepse përndryshe nuk do pohonte se nëse aktakuza zyrtarizohet ai duhet ti përgjigjet asaj. Ajo që dyhohet se Rama donte të mbronte qe projekti i përbashkët që ai ka me Vuçiçin dhe Thaçin dhe që vetëm ata e dinë. Prandaj ai, ndryshe nga herët e tjera, i dha një përmasë shumë më të madhe se herët e tjera, thirrjes së një politikani para drejtësisë. Prandaj, miku i tij Aleksandar Vuçiç, dhe mediat që ky i fundit kontrollon, nuk thanë asnjë fjalë dhe e kaluan në heshtje akuzat për Thaçin, ndonëse ato i shkonin shumë për shtat propagandës disa vjeçare serbe.

Gjykata Speciale/ Pse Rama veshi kostumin popullor të patriotit folklorik?

Duket sikur mes qëndrimeve të Ramës, Thaçit dhe Vuçiçit, pas dështimit të samitit të Uashingtonit, ka një rakordim të plotë. Ndoshta projektin e tyre të përbashkët Rama shkoi të mbronte në Prishtinë, por ngaqë nuk e thoshte dot kaq troç, u kalamend mes arsyeve dhe mosarsyeve të qëndrimit aty. ©Lapsi.al

Të këshilluara

“Der Spiegel”: Goditje për “Gjarprin”

Është njeriu i fortë i Kosovës: Hashim Thaçi. Tani Presidenti është i akuzuar nga Haga për krime lufte. Përse tani? Çfarë sinjifikon ndryshimi dramatik për Rich...

21:15

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI