Flash

Versioni i ri i ‘The Princess Bride’ në kushtet e Covid-19

Lapsi.al 29 June 2020
Versioni i ri i ‘The Princess Bride’ në kushtet e Covid-19

Një bebe nuk është "projekti" i vetëm i përbashkët që Joe Jonas dhe Sophie Turner kanë së bashku. Sipas The New York Post çifti do të marrë pjesë në versionin e ri të klasikes ‘The Princess Bride’. Filmi do të shfaqet në platformën digjitale Quibi dhe do të xhirohet me telefon celularë në shtëpitë vetjake të aktorëve.

Do të ishte shumë e pritshme që Sophie të luante rolin e princeshës Buttercup, prandaj nuk do të ndodhë kështu. Ata do të ndryshojnë role dhe Joe do të jetë ai që do të vishet me petkun e princeshës, ndërsa Sophie do të jetë fisniku Westley. Të tjerë aktorë krahas çiftit do të jenë edhe Beaanie Feldstei, Zazie Beetz, Hugh Jackman, Chris Pine, Keegan-Michael Key, Tiffany Haddish, etj. Aktorët do të ndryshojnë personazhe gjatë filmit, duke pasur mundësi që secili t’i kushtojë homazhe sipas mënyrës së tij princeshës. Gjithashtu është zbuluar se gjatë skenave që do të duhen figurantë, kompania do të punojë me lego dhe efekte speciale. Duket sikur koha e Covid-19 po e bën kinematografinë më kreative. Ky projekt mbështet edhe një kauzë fisnike, pasi dhuroi $1 milionë për të ushqyer njerëzit në nevojë gjatë situatës së pandemisë për organizatën World Central Kitchen. Kapitulli i parë i "The Princess Bride" do të jetë i aksesueshëm sot (29 qershor) në Quibi.

Të këshilluara

Dhurata Dora publikon këngën e re (Video)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor. “Ferrari” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmik...

16:27

Mel Gibson shkarkohet nga roli në Chicken Run

Aktori i njohur amerikan Mel Gibson është shkarkuar dje nga roli i tij në filmin e animacionit ‘Chicken Run’ për një koment anti-hebre që akuzohet se ka bërë në...

15:57

Filmi i “Eurovision” tashmë në Netflix

Për ata që ende ndjehen të shqetësuar pas anulimit të konkursit të sivjetëm të këngës “Eurovision”, erdhi një komedi nga Will Ferrell që është ashtu si vetë...

14:21

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI