Flash

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Covid 19/ Pse BE i mbajti të mbyllur kufijtë me Shqipërinë

Lapsi.al 29 June 2020
Covid 19/ Pse BE i mbajti të mbyllur kufijtë me Shqipërinë
Shqiptarët duhet të presin edhe dy javë për të mësuar nëse do të mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian. Vendet anëtare  nuk e kanë përfshirë në listën e shteteve për të cilat hapen kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian prej 1 korrikut, ndryshe nga sa bënë me Serbinë dhe Maslin e Zi. Bashkë me ne kufijtë do të qëndrojnë të mbyllur edhe për Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën. Kriteri që kanë përdorur vendet anëtare është ai  përmirësimit apo përkeqësimit të situatës evolucionin e situates gjatë dy javëve të fundit. Kjo situatë ka ndryshuar në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk korrespondon më me nivelin mesatar të të prekurve nga koronavirusi në Bashkimin Europian. Duket se Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovinë nuk kanë përmbushur kriterin e pasjes më pak se 16 raste me COVID-19 për 100.000 banorë në dy javët e fundit. Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje është fakti se duket sikur vendet që kanë mbetur të izoluara janë diferencuar. Kështu në Tiranën zyrtare ka një pakënaqësi për dy standartet që janë përdorur mes nesh dhe Serbisë. Aq më tepër kur mediat serioze kanë hedhur dyshime se Serbia i ka manipuluar të dhënat, duke ulur numrin e vdekjeve nga Covid-19. Pala shqiptare mbron logjikën se ne kemi më pak të vdekur dhe të infektuar s Serbia në raport m numrin e banorëve. Por arsyetimi i vendeve anëtare të BE-së që i hapën kufijtë për  14 shtete si  Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Uruguai, ka qenë tjetër. Ai bazohet në logjikën nëse ka përmirësim apo përkeqësim në periudhën e fundit dhe jo në total që nga mesi i marsit kur shpërtheu pandemia. Lexo me tej:

BIRN/ Si i fsheh rastet e vdekjeve me Covid 19 regjimi i Vuçiçit

Dhe në këtë pikë shifrat e Shqipërisë nuk janë pozitive. Sipas universitetit “John Hopkins”, të dhënat e infeksionit për 100 mijë banore, në dy javët e fundit të qershorit janë më të larta se në Itali, Spanjë, Britaninë e Madhe, Belgjikë, Serbi, Holandë, pra më i lartë se në 28 vende të tjera të Europës (tabela poshtë). Image   Lista e vendeve, banorët e të cilëve mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian, ndryshon çdo dy javë, kështu që shpresat janë q nëse gjithçka shkon mirë kufijtë të happen në mes të Korrikut. Deri më tani lajm optimist është se në 1 korrik Greqia do ti hapë kufijtë me ne. Udhëtimet esenciale drejt Bashkimit Europian mundësohen për punëtorët sezonalë në bujqësi, diplomatët, studentët dhe psersonat që kalojnë tranzit nga Bashkimit Europian, të cilët nuk preken nga kufizimet. ©Lapsi.al

Të këshilluara

“Der Spiegel”: Goditje për “Gjarprin”

Është njeriu i fortë i Kosovës: Hashim Thaçi. Tani Presidenti është i akuzuar nga Haga për krime lufte. Përse tani? Çfarë sinjifikon ndryshimi dramatik për Rich...

21:15

ide

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI