Flash

Çfarë ka ndodhur/ Zbulohet një re misterioze radioaktiviteti në veri të Europës

Lapsi.al 29 June 2020
Çfarë ka ndodhur/ Zbulohet një re misterioze radioaktiviteti

Rritje misterioze e niveleve të radioaktivitetit në Europën Veriore. Konstatimi është bërë nga Autoriteti Suedez për Sigurinë nga Rrezatimi bërthamor që ka pikasur një hapësirë të gjerë që nis nga Rusia dhe prek vendet Baltike, jugun e gadishullit skandinav deri në ujërat lindore të Britanisë së Madhe, siç duket edhe në këtë hartë.

Të njëjtin shtim të radioaktivitetit kanë konstatuar edhe institute të vendeve të tjera europiane, të cilat kanë konstatuar shtim të grimcave radionuklinde. Niveli nuk është i rrezikshëm për shëndetin e njeriut. Këto grimca janë pjesë e lëndëve radioaktive që përdoren në centralet bërthamore.

Origjina është ende e paqartë. Një pjesë më e madhe e këtij asaj që mund të konsiderohet si “re bërthamore” shtrihet në lindje të Rusisë, çka ka shtuar dyshimet se ajo mund të jetë përhapur nga ndonjë central bërthamor për prodhimin e energjisë elektrike në këtë vend.

Megjithatë Moska nuk ka raportuar këtë muaj për asnjë shtim të nivelit të radioaktivitetit. Rusia është vend lider në përdorimin e energjisë bërthamore si për qëllime civile, ashtu edhe për ushtrinë. Hera e fundit që në Europë u përhap një re bërthamore ishte në vitin 1986 gjatë katastrofës së Çernobilit në Ukrainë, në atë kohë ish-Bashkimit Sovjetik. /tv klan

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46