Flash

Absurdi i Ramës/ Edhe thotë do shkoj në Kosovë për të mësuar edhe jep verdiktin pa mbërritur

Lapsi.al 29 June 2020
Absurdi i Ramës/ Edhe thotë do shkoj në Kosovë për

Edi Rama sapo ka publikuar një status në Twitter ku përgënjeshtron vetveten. Me të mbërritur në Prishtinë ai shkruar në llogarinë e tij se do shkoj në Kosovë për të dëgjuar e  mësuar më shumë edhe e quan atë që bëri gjykata speciale "njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë" Pra ai edhe do të informohet edhe e ka të gatshëm përfundimin. 

Fillimisht mediat njoftuan se ai do te takohet me  thuajse të gjithë udhëheqësit e vendit, duke nisur nga presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti, Kryeparlametnarja Vjosa Osmani si dhe liderët e partive.

Te enjten e shkuar, Rama pati një deklarim në Kuvendin e Shqipërisë ku foli gjerë e gjatë "për luftën e pastër të UÇK-së".

I revoltuar, me tone të larta dhe me argumenta populiste ai komentoi vendimin e Gjykatës Speciale për  Thaçin dhe Veselin, në një qasje që i ngjante si dy pika uji, asaj që mbajti kur Saimir Tahiri doli në përgjimet italiane.

Edhe fjalimi në parlament (video poshte) edhe intervista që dha të njëjtën ditë në Klan Kosova u karakterizuan nga e njëjta linjë, që kryeministri shqiptar mban kur nuk ka një qëndrim të prerë: ai përdor një gjuhë të dyfishtë, ku është e vështirë të gjesh thelbin.Dhe thelbi i asaj që po ndodh tani është: A duhet ta shfuqizojë Kosovë një Gjykatë Speciale të cilën disa po e pretendojnë si politike? Pëtu Rama nuk ka përgjigje.

Prandaj ai ndjek të njëjtën linjë edhe para se të marrë rrugën për Prishtinë. Prandaj ai edhe e vulos atë që bëri gjykata speciale si "njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë" edhe thote së do shkojë të informohet.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

“Der Spiegel”: Goditje për “Gjarprin”

Është njeriu i fortë i Kosovës: Hashim Thaçi. Tani Presidenti është i akuzuar nga Haga për krime lufte. Përse tani? Çfarë sinjifikon ndryshimi dramatik për Rich...

21:15

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI