Flash

Christina tregon debatin që shkaktoi emri i saj në muzikë

Lapsi.al 28 June 2020
Christina tregon debatin që shkaktoi emri i saj në muzikë

Christina Aguilera ndoshta nuk do të njihej nga bota si Christina Aguilera. Në një intervistë për Billboard, ajo tregoi pse në fillim të karrierës, menaxherët nuk donin që të prezantohej me emrin e saj të vërtetë.

“Më kujtohet që në fillimet e karrierës sime, pati një debat të madh për të më ndryshuar emrin sepse mendonin se ishte i gjatë, shumë i ndërlikuar dhe shumë etnik,” tha ajo. Christina ka një origjinë të larmishme. Babai i saj ka lindur në Ekuador, ndërsa nëna ka prejardhje gjermane, irlandeze, uellsiane dhe holandeze. Në vend që t’i mëshonin prejardhjes së saj, menaxherët donin që këngëtarja ta fshinte këtë gjë.

“Christina Agee ishte një nga opsionet. Isha jashtëzakonisht kundër idesë që të ndryshoja emrin. Kjo jam unë. Të qenurit latine është pjesë e prejardhjes sime," tha ajo. Jo më kot, Xtina ka publikuar edhe versionet në gjuhën spanjolle të “Genie in a Bottle” dhe “Come On Over Baby (All I Want Is You)."

Të këshilluara

Dhurata Dora publikon këngën e re (Video)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor. “Ferrari” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmik...

16:27

Mel Gibson shkarkohet nga roli në Chicken Run

Aktori i njohur amerikan Mel Gibson është shkarkuar dje nga roli i tij në filmin e animacionit ‘Chicken Run’ për një koment anti-hebre që akuzohet se ka bërë në...

15:57

Filmi i “Eurovision” tashmë në Netflix

Për ata që ende ndjehen të shqetësuar pas anulimit të konkursit të sivjetëm të këngës “Eurovision”, erdhi një komedi nga Will Ferrell që është ashtu si vetë...

14:21

Ndahet nga jeta regjizori i Shrek

Regjisori i njohur Kelly Asbury, i cili ka sjellë ndër vite projekte fantastike të filmave të animuar, është ndarë fatkeqësisht nga jeta. Asbury ka mbyllur s...

11:20

Zbulohet i dashuri i ri i Ariana Grande

Teksa të gjithë personazhet e njohur kanë qenë duke prezantuar projekte të reja, Ariana Grande duket se ka shijuar maksimalisht karantinën me të dashurin e ri t...

10:42

Mosha reale e personazheve të njohura

Ka shumë mënyra për të mposhtur plakjen dhe për të fshehur disa vite, por të jesh 70 vjeç dhe të dukesh si 25 duket pak e pabesueshme. Sado e pabesueshme të jen...

20:55

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI