Flash

Paris Jackson publikon pamje të rralla me babain, Michael

Lapsi.al 27 June 2020
Paris Jackson publikon pamje të rralla me babain, Michael

Vajza e Michael Jackson, Paris, ka publikuar pamjet e rralla të babait të saj si shenjë për të treguar se janë bërë plot 11 vjet që ai ka vdekur nga një mbidozë e drogës.

11 vjet më pas, vajza e vetme e Michael, Paris Jackson, ka publikuar pamjet e reja të këngëtarit nga jeta e tyre në shtëpi.

Michael është parë për pak kohë duke biseduar me vajzën e tij në rezidencën e tyre familjare tek trailer-i.

Teoritë konspirative kanë sugjeruar më parë se Michael nuk është babai biologjik i tre fëmijëve të tij, por këngëtari gjithmonë këmbënguli se ishte ai.

Ai gjithashtu ka dy djem, Michael Joseph Jr, 23 vjeç, dhe Prince, 18 vjeç.

Paris dhe Michael Jr u lindën nga Debbie Rowe.

Në vitin 1996, u njoftua se ajo ishte shtatzënë dhe ata u martuan atë vit.

Ata u divorcuan në 1999 dhe Michael mori përgjegjësinë e plotë për rritjen e fëmijëve.

Djali më i vogël i Michael, Prince, i njohur si “Blanket”, lindi përmes një zëvendësueseje, identiteti i së cilës nuk është bërë kurrë i njohur.

Megjithë insistimin e Michael që ai është babai, shumë njerëz besojnë se nuk është ai.

Në video, Paris thotë se u përpoq të mbrohej nga sytë e publikut për shkak të famës së babait të saj dhe pranon se nuk ishte e gatshme të ishte në qendër të vëmendjes në atë kohë.

Babai i saj vdiq tragjikisht kur ishte 11 vjeç.

Michael dëgjohet gjithashtu duke folur me Paris teksa e pyet se çfarë dëshironte të bëhej kur të rritej

“Çfarë dëshiron të bëhesh Paris?” ndërsa ajo përgjigjet: “Unë do të bëj atë që bën ti”.

Dhe babai që vëzhgon pyet: “Çfarë bëj unë?” dhe ajo thotë: “Ti kërcen dhe këndon”.

Videoja gjithashtu e tregon atë me të dashurin Gabe, teksa këndojnë muzikë së bashku si pjesë e duetit “The Soundflowers”.

“Kur takova Gabe, unë menjëherë fillova të bëj muzikë,”- thotë ajo për bashkëpunimin.

Ndërkohë, Gabe thotë: “Për herë të parë, ajo po e lë zërin e saj të sinqertë të dalë jashtë.”

Të këshilluara

Ndahet nga jeta regjizori i Shrek

Regjisori i njohur Kelly Asbury, i cili ka sjellë ndër vite projekte fantastike të filmave të animuar, është ndarë fatkeqësisht nga jeta. Asbury ka mbyllur s...

11:20

Zbulohet i dashuri i ri i Ariana Grande

Teksa të gjithë personazhet e njohur kanë qenë duke prezantuar projekte të reja, Ariana Grande duket se ka shijuar maksimalisht karantinën me të dashurin e ri t...

10:42

Mosha reale e personazheve të njohura

Ka shumë mënyra për të mposhtur plakjen dhe për të fshehur disa vite, por të jesh 70 vjeç dhe të dukesh si 25 duket pak e pabesueshme. Sado e pabesueshme të jen...

20:55

Shtyhet sërish filmi i shumëpritur

Kompania “Warner Bros” ka shtyrë sërish datën e publikimit të filmit të Christopher Nolan “Tenet”. Kjo është hera e dytë që premiera e projektit të shumëpritur ...

17:52

Katy Perry flet për emrin e bebit

Katy Perry ka zbuluar metodën e pazakontë që do të përdorë kur të jetë koha për emrin e bebit të saj. E ftuar në Karson and Kennedy, këngëtarja zbuloi se e p...

16:58

Aksidentohet aktorja Buse Varol me familjen

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një makinë është përplasur dhe është kthyer përmbys. Në makinë ndodheshin këngëtari Alian, bashkëshortja e tij akto...

16:55

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI