Flash

Filmi i “Eurovision” tashmë në Netflix

Lapsi.al 27 June 2020
Filmi i “Eurovision” tashmë në Netflix

Për ata që ende ndjehen të shqetësuar pas anulimit të konkursit të sivjetëm të këngës “Eurovision”, erdhi një komedi nga Will Ferrell që është ashtu si vetë nata e “Eurovision”-it.

Ferrell luan rolin e Lars Erickssong, një version islandez i karakterit të tij të njohur. Larsi ka qenë i dashur për “Eurovision”-in që nga fëmijëria, kur performanca e Grupit Abba me këngën “Waterloo”.

Me shoqen e tij më të mirë Sigrit Ericksdottir (Rachel McAdams), ai formon një duet dhe interpretojnë një këngë të zhanrit pop. Ata dëshirojnë të përfaqësojnë Islandën në konkursin e ardhshëm, i cili po zhvillohet në Edinburgh. Kur të gjithë pretendentët e tjerë vdesin misteriozisht në një shpërthim të madh, ata marrin mundësinë e tyre për të përfaqësuar vendin.

Nëse ata fitojnë, Islanda do të duhet të mirëpresë shfaqjen vitin e ardhshëm – kjo është arsyeja pse ministri i financave të vendit dëshiron që ata të dështojnë, pasi kostoja do të fundoste ekonominë e përhumbur të vendit.

Filmi është një satirë politike, e shkruar dhe me regji nga komediani amerikan dhe ish-prezantuesi Jon Stewart.

Kolona zanore e filmit e titulluar “In the Mirror” këndohet nga artistja e famshme Demi Lovato, ndërsa filmi i plotë është publikuar sot dhe do të jetë pjesë e platformës Netflix.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta regjizori i Shrek

Regjisori i njohur Kelly Asbury, i cili ka sjellë ndër vite projekte fantastike të filmave të animuar, është ndarë fatkeqësisht nga jeta. Asbury ka mbyllur s...

11:20

Zbulohet i dashuri i ri i Ariana Grande

Teksa të gjithë personazhet e njohur kanë qenë duke prezantuar projekte të reja, Ariana Grande duket se ka shijuar maksimalisht karantinën me të dashurin e ri t...

10:42

Mosha reale e personazheve të njohura

Ka shumë mënyra për të mposhtur plakjen dhe për të fshehur disa vite, por të jesh 70 vjeç dhe të dukesh si 25 duket pak e pabesueshme. Sado e pabesueshme të jen...

20:55

Shtyhet sërish filmi i shumëpritur

Kompania “Warner Bros” ka shtyrë sërish datën e publikimit të filmit të Christopher Nolan “Tenet”. Kjo është hera e dytë që premiera e projektit të shumëpritur ...

17:52

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI