Flash

Shtyhet sërish filmi i shumëpritur

Lapsi.al 26 June 2020
Shtyhet sërish filmi i shumëpritur

Kompania “Warner Bros” ka shtyrë sërish datën e publikimit të filmit të Christopher Nolan “Tenet”. Kjo është hera e dytë që premiera e projektit të shumëpritur shtyhet, për shkak të situatës me Covid-19. Kujtojmë se kinematë në pjesën më të madhe të vendeve të botës janë ende të mbyllura.

Filmi, i cili ka kushtuar rreth 200 milionë dollarë, ishte parashikuar që të vinte para publikut në 17 korrik, por u vendos që të publikohej në datën 31 të këtij muaji. Tani premiera është lënë për në 12 gusht.

Arseja pas shtyrjes së datave është se producentët e filmit dhe kompania “Warner Bros” dëshiron ta shfaqë patjetër në kinematë më të rëndësishme për publikun dhe do të presë derisa kushtet të jetë të duhurat për autoritetet shëndetësore. Po ashtu është edhe çështje financiare, pasi me kinematë më të mëdha në SHBA, në New York dhe Los Angeles, të mbyllura, filmi nuk mund të arrijë të nxjerrë fitimet që parashikon.

“Tenet”, me aktorë protagonistë Robert Pattison dhe John David Washington, tregon historinë e një agjensie operacionale spiunazhi për të parandaluar luftën e ardhshme botërore. Si të gjithë filmat e Nolan, detajet e këtij trilleri janë mbajtur sekret. Kujtojmë se Nolan ka realizuar filma si triologjia e “Dark Knight”, “Dunkirik”, “Interstellar” apo “Inception”. Megjithatë “Tenet” ka marrë statusin si “filmi më i pritur i vitit” pasi vetë regjizori ka deklaruar se është projekti më i mirë që ka realizuar.

Të këshilluara

Katy Perry flet për emrin e bebit

Katy Perry ka zbuluar metodën e pazakontë që do të përdorë kur të jetë koha për emrin e bebit të saj. E ftuar në Karson and Kennedy, këngëtarja zbuloi se e p...

16:58

Aksidentohet aktorja Buse Varol me familjen

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një makinë është përplasur dhe është kthyer përmbys. Në makinë ndodheshin këngëtari Alian, bashkëshortja e tij akto...

16:55

Ndahet nga i dashuri aktorja turke

Nuk ka zgjatur shumë historia e dashurisë mes aktores Hande Dogandemir dhe aktorit Kerem Arsanoglu. Hande është e njohur në Shqipëri me rolin e sulltaneshës Tur...

14:52

Mozzik publikon këngën e re

Mozzik prej ditësh kishte paralajmëruar për një projekt të ri muzikor. Pas pritjes së mundimshme, fansat tani munden të dëgjojnë këngën më të re të tij, të t...

14:27

Noizy vjen me një projekt të ri (VIDEO)

Verës nuk kishte sesi t’i shpëtonte një klip i reperit Noizy, i cili vjen me një bashkëpunim ndërkombëtar këtë sezon. Lideri i OTR publikoi pak orë më parë këng...

13:40

Emma Roberts nënë për herë të parë

Aktorja e njohur Emma Roberts është në pritje të një bebushi me partnerin e saj, Garrett Hedlund. Ky lajmi bukur është bërë i ditur nga burime të afërta pranë ç...

12:40

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI