Flash

Rrëfimi i pazakontë i Will Smith, nga fëmijëria e dhunshme deri tek divorci

Lapsi.al 26 June 2020
Rrëfimi i pazakontë i Will Smith, nga fëmijëria e dhunshme

Will Smith ka bërë një rrëfim të pazakontë në emisionin ‘Red Watch Talk’ në Facebook, të drejtuar nga gruaja e tij Jada Pinkett Smith.

Will ndau rrëfime intime dhe detaje të panjohura nga jeta e tij. Mes shumë gjërave ai foli për frikën e të bërit baba, jo sepse nuk donte një fëmijë, por sepse fëmijëria e tij ka qenë e mbushur me dhunë.

“Jam rritur në një familje, ku dhuna fizike ishte e pranishme. Kam ende shenja të jashtme, por edhe të brendshme. Kam parë tim atë duke rrahur nënën. Janë ngjarje të cilat të lëndojnë”, tha aktori i emocionuar.

Po ashtu Smith tregoi se qysh kur ishte 6 vjeç, ndjente dëshirën për tu bërë baba.

“Pavarësisht të gjithave, e doja familjen time dhe e dija që nuk do isha kurrë si im atë i inatosur dhe i dhunshëm. Unë isha një fëmijë i edukuar dhe i sjellshëm, por pavarësisht kësaj qëllohesha. Kur im atë inatosej, transformohej në njeriun më idiot që kam parë ndonjëherë. Por pavarësisht gjithçkaje nuk kam mllef për të. Im atë nuk ishte i formuar me rëndësinë e shkollës, pavarësisht se unë e doja shumë”, tregon aktori.

Will Smith, u emocionua kur foli për djalin e tij të madh Willard Carroll “Trey” Smith III i lindur në vitin 1992 nga martesa me ish-gruan, Sheree Zampino, “Isha i terrorizuar. Kam qarë shumë dhe mendoja se nuk do ia dilja. Nuk jam njeriu i duhur.

Divorcin me gruan e parë ai e cilëson si një prej momenteve më të dhimbshme, për shkak se djali ishte vetëm 2 vjeç.

Të këshilluara

Danna Garcia, për herë të tretë me Covid

Pas një periudhe, pasi u shërua, aktorja kolumbiane Danna Garcia e njohur për rolin e saj te seria “Pasione të Fshehta” bëri testin për Covid19 dhe përsëri doli...

20:02

Charlize Theron sulmon hapur Steven Seagal

Charlize Theron, ka sulmuar hapur aktorin e filmave aksion Steven Seagal, në një intervistë me Howard Stern të hënën, pasi është shprehur se ai nuk tregohet shu...

09:10

Kafshët më të veçanta në botë

Kur përballemi me gjëra të adhurueshme në trurin tonë lëshohet një hormon që quhet dopaminë që na bën të ndjehemi të lumtur. Ndërsa ne nuk mund të udhëtojmë dhe...

17:00

Zbulohet lidhja e re e Onur Tuna

Onur Tuna konsiderohet si një nga aktorët më të pëlqyer në Turqi, por gjithashtu edhe në Shqipëri e Kosovë. Ai njihet si Alihani në serialin “Molla e ndaluar”. ...

16:00

Filmat më të mirë romancë (FOTO)

Lista më poshtë është e mbushur me filma romantikë, erotikë dhe shumë pikantë, të cilët do t'ju lënë padyshim një shije të veçantë. #1. The Lover-Film i përs...

15:22

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI