Si rrallë në një organizëm ndërkombëtar, një kryeministër i Shqipërisë ka folur me tone shpagimi kundër një akuze me jehonë ndërkombëtare, të përmendur në raportet e miratuara në Këshillin e Europës. Është fjala për trillimin mbi ekzistencën e “shtëpisë së verdhë” dhe shpifjet e “trafikut të organeve” nga UÇK gjatë luftës në Kosovë, një histori që kaloi mes rreshtash edhe në raportin e Këshillit të Europës të hartuar nga Dick Marty në vitin 2011.
11 vjet më pas, “shtëpia e verdhë” dhe “trafiku i organeve” nuk ekzistojnë në akuzat ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-komandantëve të UÇK-së, të burgosur në Hagë.
Nisur nga kjo Shqipëria ka kërkuar një raport shtesë, nga Asamblea e Përgjithshme e Këshillit të Europës, ku kërkon që shqiptarëve të UÇK-së t’u hiqet një njollë e votuar në atë sallë vite më parë.
Në fjalimin e tij, Rama se si dolën fillimisht akuzat në librin e Karla del Pontes dhe si ndikoi Rusia që këto të futeshin në raportet ndërkombëtare.
“Një njeri i tillë që quhej Konstantin Kosachev, kreu i delegacionit rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, në vitin 2008 paraqiti një mocion për të gjithë paraardhësit tuaj dhe dëgjoni titullin: “Trajtim çnjerëzor i njerëzve dhe trafikim i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovo”. Kështu e quajnë pushtuesit Kosovo. Kosachevi vetë, një parlamentar që përfaqësonte partinë Rusia e Bashkuar, partia e Putinit për ata që nuk e njohin, u përball më vonë me sanksione nga SHBA dhe nga BE. Natyrisht jo për ndonjë vepër të mirë, por ndërkohë që ky njeri ra, puna e tij mbeti dhe vazhdoi përmes Këshillit të Europës dhe jo vetëm vazhdoi, por u ngrit në një nivel më tej” tha Rama.
Nga të njëjtat raporte morën formë dhomat e specializuara të gjykatës ndërkombëtare për krimet e luftës në Kosovë dhe që çuan më pas në arrestimin e ish-komandantëve.
“Në bazë të kësaj dhe pavarësisht mungesës mbresëlënëse të të dhënave lidhur me trafikun e organeve u krijuan dhomat e specializuara të Kosovës që çuan në arrestimin e 4 individëve, përfshi presidentin e Kosovës në atë kohë, Hashim Thaçi. Vetëm për një moment vini në lëvizje imagjinatën dhe imagjinoni presidentin, kryeministrin apo udhëheqësin që merret nga zyra e tij dhe merret nën mbikëqyrje, vihet nën arrest pa asnjë aktakuzë zyrtare” u shpreh Rama.
Lexo edhe: Një fjalim për të kthyer Thaçin në skenë
Akuzat e tmerrshme për trafik organesh nuk ekzistojnë më. Pikërisht për këtë, Rama thotë se Këshilli i Europës duhet të korrigjojë gabimin e dikurshëm, kur e ktheu përmbys drejtësinë.
“Jam këtu t’iu them që si rrjedhojë e vendimit të shkuar të këtij Këshilli, të kësaj Asambleje, bota e drejtësisë u kthye përmbys, viktimat e krimeve të tmerrshme të luftës u kthyen në kriminelë” tha Rama, që pas fjalimit debatoi me përfaqësuesit e Serbisë dhe të Greqisë.
https://lapsi.al/2020/11/10/levizja-vetevendosje-ja-kush-ka-votuar-pro-raporit-te-dick-martyt-nga-politika-shqiptareee/
“Në emër të grupit të PPE-së, jam e tronditur. Kjo ishte mungesë respekti ndaj kësaj organizate. Raporti që ju përmendet, ishte një raport jo nga delegacioni serb ose rus, është një raport nga kjo organizate dhe ju treguat një mungesë të mirëfilltë respekti” ishte reagimi i përfaqësueses së Serbisë.
Reagimet në Shqipëri dhe Kosovë
Të shumta kanë qenë reagimet pas fjalimit të Ramës në Strasburg. Kreu i PD-së, Sali Berisha në një takim në Vaun e Dejës tha se faji për burgosjen e Hashim Thaçit ishte qëndrimi i Ramës për Kosovën.
“Ishte sot në Këshillin e Europën dhe mbajti fjalimin. Iu ngrit përfaqësuesi i Rumanisë dhe i tha; ne jemi asamble parlamentare, nuk jemi prokurori këtu, prandaj tha se pse ke frikë ti nga hetimi. Në fakt ai e kishte për udhëheqjen politike të Kosovës. Ju them një gjë, nëse Hashim Thaçi u zbrit nga avioni, shkaku kryesor janë qëndrimet e Edi Ramës dhe enturazhit të tij të cilët vraponin për të bllokuar gjykatën”-tha Berisha.
Një reagim ka ardhur edhe nga Albin Kurti, sipas të cilit nuk mund të mbrohet Kosova pa adresuar gjenocidin e Serbisë.
“Mbi të gjitha, unë besoj që faktorët ndërkombëtarë do të duhej të mobilizohen që krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nga forcat e Serbisë të ndiqen, dhe përgjegjësit e fajtorët të gjykohen e dënohen. Andaj kushdo që flet në arenën ndërkombëtare, do të duhej nga faktorët ndërkombëtarë, ta trajtojë këtë çështje, pasi në Kosovë ka ndodhur gjenocidi për të cilin ka ndërhyrë NATO. Pra, nuk mund të flasësh për luftën në Kosovë dhe ta mbrosh Kosovën pa e adresuar krimin e Serbisë në Kosovë”, tha ai.
Fjalimi i Ramës është përshëndetur nga ish-kreu i LDK-së në Kosovë, Isa Mustafa, që e quajti kryeministrin e Shqipërisë, një zëdhënës plot dinjitet të së vërtetës së Kosovës.
“Në Asamblenë e Këshillit të Evropës u tha një e vërtetë e madhe nga goja e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sot, ai ishte zëdhënës me plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë. Edi meriton përkrahjen dhe falënderimin tonë, të atyre që e duan dhe nuk e duan, sepse ai foli me argumente, kurse disa nga ne na ka kapluar urrejtja dhe inati primitiv. Edi u vu në mbrojtje të Kosovës, derisa udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre” shkruan Mustafa.
Rënia e akuzave për trafikim organesh
Themelimi i Gjykatës Speciale erdhi një raporti të Këshillit të Evropës të hartuar nga senatori nga Zvicra, Dick Marty, me të cilin "ish-pjesëtarë të UÇK-së akuzohen të kenë kryer krime lufte ndaj civilëve serbë në Kosovë dhe trafikim të organeve njerëzore“. Senatori Marti implikoi në raportin e tij drejtuesit më të lartë të ish-UÇK-së.
Pohimet e Dick Marty-t u hetuan nga një prokuror amerikan, Clint Ëilliamson, i cili në korrik të vitit 2014, deklaroi se një ekip special i hetuesve "erdhi në përfundime të pakontestueshme për ngritje të akuzave për krime lufte ndaj individëve që kanë drejtuar me ish-UÇK-në, por nuk ka pasur dëshmi për trafikim organesh".
Drejtuesit e ish-UÇK-së hodhën poshtë pretendimet për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar se "mund të ketë pasur individë të caktuar që mund të kenë kryer akte të tilla jashtë komandës së UÇK-së“.
Thaçi, si ish-udhëheqës i UÇK-së, bashkë me ish-eprorët e tjerë: Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim në Hagë qysh në nëntor të vitit 2020.
Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa datë për nisjen e gjykimit të tyre nuk ka./Lapsi.al
https://lapsi.al/2020/06/26/der-spiegel-goditje-per-gjarprin/