Flash

Charlize Theron sulmon hapur Steven Seagal

Lapsi.al 26 June 2020
Charlize Theron sulmon hapur Steven Seagal

Charlize Theron, ka sulmuar hapur aktorin e filmave aksion Steven Seagal, në një intervistë me Howard Stern të hënën, pasi është shprehur se ai nuk tregohet shumë i mirë me gratë. Duke e quajtur aktorin “mbipeshë”, Charlize shpjegoi se nuk e ka aspak problem të flasë keq për të:

“Unë nuk kam asnjë problem të flas budallalliqe për të, sepse ai nuk është shumë i mirë për gratë, kështu që pirdhu”, u shpreh ajo duke iu drejtuar aktorit.

Aktorja më pas tregoi se kishte parë në YouTube videot e luftimeve të Seagal gjatë turneve të Aikido (një art marcial japonez) nëpër botë – dhe nuk i bëri asnjë përshtypje ajo që pa.

“Ai është thjesht një njeri mbipeshë që i shtyn njerëzit. Ai është mbipeshë dhe mezi mund të luftojë… shikoni është qesharake”.

Po ku qëndron molla e sherrit mes aktorëve? Seagal është akuzuar në shumë raste për sulme dhe ngacmime seksuale. Në vitin 2017, aktorja Portia de Rossi, me të cilën Theron punoi në “Arrested Development”, publikoi një status ku shpreheh se Segal kishte zbërthyer pantallonat para saj.

“Audicioni im i fundit për një film të Steven Seagal u zhvillua në zyrën e tij. Ai më tha sesa e rëndësishme ishte të kesh kimi jashtë ekranit, ndërsa ai më uli dhe zbërtheu pantallonat e tij prej lëkure”, shprehej Portia e cila sot është partnerja e Ellen.

Edhe Jenny McCarthy më parë ka akuzuar aktorin e “On Deadly Ground” se i kërkoi asaj të zhvishej gjatë një audicioni për Under Siege 2. Në fillim të vitit 2018, zyra e Prokurorit të Qarkut në Los Angeles pranoi se po shqyrtonte një rast të mundshëm abuzimi seksual që përfshinte aktorin Seagal.

Të këshilluara

Kafshët më të veçanta në botë

Kur përballemi me gjëra të adhurueshme në trurin tonë lëshohet një hormon që quhet dopaminë që na bën të ndjehemi të lumtur. Ndërsa ne nuk mund të udhëtojmë dhe...

17:00

Zbulohet lidhja e re e Onur Tuna

Onur Tuna konsiderohet si një nga aktorët më të pëlqyer në Turqi, por gjithashtu edhe në Shqipëri e Kosovë. Ai njihet si Alihani në serialin “Molla e ndaluar”. ...

16:00

Filmat më të mirë romancë (FOTO)

Lista më poshtë është e mbushur me filma romantikë, erotikë dhe shumë pikantë, të cilët do t'ju lënë padyshim një shije të veçantë. #1. The Lover-Film i përs...

15:22

Në krizë martesa e George dhe Amal

Sipas thashethemeve, çifti më i lakmuar në Hollywood është drejt divorcit, 6 vite pas martesës dhe dy fëmijëve, Elle dhe Alexnder. Duket se kriza në çift është ...

14:35

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI