Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një makinë është përplasur dhe është kthyer përmbys. Në makinë ndodheshin këngëtari Alian, bashkëshortja e tij aktorja e njohur turke Buse Varol dhe djali i tyre 2 vjeç. Buse Varol e cila njihet nga roli i Mislimelek në serialin “Kryeqyteti Abdylhamid”, dhe djali i saj janë tronditur shumë nga ky aksident. Ndërsa këngëtari Alian ka pësuar një lëndim në krahë.