Flash

Kafshët më të veçanta në botë

Lapsi.al 25 June 2020
Kafshët më të veçanta në botë

Kur përballemi me gjëra të adhurueshme në trurin tonë lëshohet një hormon që quhet dopaminë që na bën të ndjehemi të lumtur. Ndërsa ne nuk mund të udhëtojmë dhe të eksplorojmë gjithçka që natyra mund të na ofrojë në këtë moment, për shkak të pandemisë së koronavirusit, ne kemi grumbulluar për ju shtatë kafshët më të lezetshme në botë për t’ju dhënë këtshtu një sasi të domosdoshme të dopaminës.

Quolli, Australi dhe Guinea e Re

I lindur si për Australinë ashtu edhe Guinean e Re, ky marsupial i vetmuar e kalon pjesën më të madhe të ditës në folenë e tij. Mund të identifikohet nga njollat dalluese të bardha që janë shpërndarë në lëkurën e tij tipike kafe. Ishte zhdukur nga Australia për gati 50 vjet, derisa u rigjet dhe u rehabilitua përpara dy vitesh.

Quokka, Australia perëndimore

Në internet, këtë e cilësojnë si kafshën më të lumtur në botë! Madje, shumë turistë kanë udhëtuar në Australi për të kapur një selfie me këtë marsupial të gëzuar. Megjithë buzëqeshjen e tij të lumtur, në të vërtetë konsiderohet i rrezikshëm pasi mund të zhduket, për shkak të habitatit dhe ndërhyrjes së dorës së njeriut në zonat ku ai jeton.

Klipspringer, Afrika Lindore dhe juglindore

Me nofkën “vrapuesi i shkëmbinjve”, klipspringeri i kalon ditët duke u hedhur nëpër shkëmbinj në Afrikën Lindore dhe Jugore. I kamufluar kundër grabitqarëve për shkak të ngjyrës së qimes së tij, kjo kafshë ka një karakteristikë. Teksa çiftëzohet, rri me partnerin e saj brenda një hapësire prej pesë metrash katrorë.

Pika, gjendet në Amerikën e Veriut dhe në Azi

Ky gjitar i adhurueshëm, ideal për të jetuar në zonat malore gjendet në Amerikën e Veriut dhe në disa pjesë të Azisë. Me një trup të rrumbullakët dhe gjymtyrë të shkurtër, të ngathët, duket se ai më shumë tundet në vend sesa ecën. Ai ka një karakteristikë të veçantë që mbledh tufa lulesh rreth gojës dhe qafës së tij, që t’i hajë gjatë dimrit.

Weaseli, Japoni

Kjo kafshë jeton në ishujt japonezë të Honshūit, Kyūshūit dhe Shikokut. Rri përgjatë lumenjve dhe sidomos në dimër, nën dëborë, duke ndjekur brejtës të vegjël. Lëkura dhe qimet e bardha e bëjnë atë që gjatë dimrit ta maskojë veten njësoj si dëbora e bardhë.

Jerboa, Kina dhe Mongolia

Duke e parë më shumë si një lepur sesa një brejtës, jerboa me veshë të gjatë mund të gjendet në kullotat dhe shkretëtirat midis Kinës dhe Mongolisë. Është vetëm tetë cm e gjatë, por veshët e mëdhenj përbëjnë një pjesë të mirë të gjatësisë së trupit të saj, duke e lejuar atë të dëgjojë shumë mirë grabitqarët dhe të kërcejë në këmbët e saj të fuqishme të pasme si një kangur.

Lorisi i ngadaltë, Azia jugore

Ju mund ta njihni këtë krijesë të adhurueshme nga faqja juaj në Instagram. Përkundër syve të tij të mëdhenj, duarve dhe lëvizjeve super të ngadalta, lorisi i ngadaltë është më i rrezikshëm sesa duket. Lorisi ka një kafshim toksik nëse kërcënohet nga një grabitqar. Kafsha lëpin bërrylin e vet dhe vajin e sekretuar e përzihen me pështymën e vet duke prodhuar helm. Por, veçmas karakteristikave fizike, kjo kafshë ka edhe veti të rrezikshme, çka e bëjnë atë një nga speciet më të veçanta në botë.

Të këshilluara

Zbulohet lidhja e re e Onur Tuna

Onur Tuna konsiderohet si një nga aktorët më të pëlqyer në Turqi, por gjithashtu edhe në Shqipëri e Kosovë. Ai njihet si Alihani në serialin “Molla e ndaluar”. ...

16:00

Filmat më të mirë romancë (FOTO)

Lista më poshtë është e mbushur me filma romantikë, erotikë dhe shumë pikantë, të cilët do t'ju lënë padyshim një shije të veçantë. #1. The Lover-Film i përs...

15:22

Në krizë martesa e George dhe Amal

Sipas thashethemeve, çifti më i lakmuar në Hollywood është drejt divorcit, 6 vite pas martesës dhe dy fëmijëve, Elle dhe Alexnder. Duket se kriza në çift është ...

14:35

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI