Flash

Jennifer Aniston: Roli i Rachel Green më ka përndjekur gjithë jetën

Lapsi.al 25 June 2020
Jennifer Aniston: Roli i Rachel Green më ka përndjekur gjithë

Jennifer Aniston u rikthye me një rol dramatik në “The morning show”, por ajo ka treguar se i është dashur të luftojë shumë që të tjerët mos ta shihnin vetëm në rolin e Rachel Green. Në vitet 2000, Jennifer ishte protagoniste e “Friends” një serial komik, në rolin e Rachel Green. Fama e të gjithë protagonisteve shkoi përtek asaj që mendohej dhe “Friends” është edhe sot një nga serialet më të pëlqyer në botë. Por si e ka përjetur Anniston këtë? “Ti lodh veten. Nuk mund ta hiqja nga vetja Rachel Green për të gjithë jetën time. Nuk mund t’i largohesha “Rachel nga Friends-at” dhe është i ‘ndezur’ gjithë kohën dhe ti mendon: “Boll e luajte atë dreq seriali”, shprehet ajo duke qeshur. “Isha e tmerruar sepse mendoja se dija të bëja vetëm atë, duke qenë se njerëzit më shihnin vet?m brenda atij roli”, vazhdoi Aniston duke treguar se mori pjesë në “The good girl” vetëm për t’ju treguar të gjithëve asokohe që dinte të bënte edhe role të tjera. Duke qenë se së fundmi është pjesë e dramës “The morning show”, aktorja ka treguar se kur luan komedi është e vështirë të të shohin si aktore në dramë dhe anasjelltas. “Nuk e kuptojnë se ne jemi aktorë dhe në fakt aty është çelësi i çdo gjëje”, shtoi Aniston.

Të këshilluara

Kafshët më të veçanta në botë

Kur përballemi me gjëra të adhurueshme në trurin tonë lëshohet një hormon që quhet dopaminë që na bën të ndjehemi të lumtur. Ndërsa ne nuk mund të udhëtojmë dhe...

17:00

Zbulohet lidhja e re e Onur Tuna

Onur Tuna konsiderohet si një nga aktorët më të pëlqyer në Turqi, por gjithashtu edhe në Shqipëri e Kosovë. Ai njihet si Alihani në serialin “Molla e ndaluar”. ...

16:00

Filmat më të mirë romancë (FOTO)

Lista më poshtë është e mbushur me filma romantikë, erotikë dhe shumë pikantë, të cilët do t'ju lënë padyshim një shije të veçantë. #1. The Lover-Film i përs...

15:22

Në krizë martesa e George dhe Amal

Sipas thashethemeve, çifti më i lakmuar në Hollywood është drejt divorcit, 6 vite pas martesës dhe dy fëmijëve, Elle dhe Alexnder. Duket se kriza në çift është ...

14:35

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI