Të gjithë jemi dakord se Gigi Hadid është një nga modelet më të bukura në botë dhe sukseset e saj kanë kapur majat. Në një postim në Instagram muajin e kaluar, Gigi zbuloi se i pari që i dha mundësinë për të sfiluar në një pasarelë ishte Jean Paul Gaultier. Disa ditë më parë në një intervistë për revistën i-D, ajo foli hapur për atë përvojë, duke zbuluar se Gaultier e punësoi sepse njerëzit i kishin thënë se ajo nuk kishte një “trup për pasarelë”. Ajo vazhdoi duke thënë se po përfundonte shkollën e mesme në atë kohë dhe trupi i saj ishte më muskulor për shkak të faktit se luante shumë volejboll.Sakaq, Gigi dha ditën e djeshme një mesazh shumë kuptimplotë.Teksa foli për përvojat e saj të kaluara në industrinë e modës, Gigi Hadid inkurajoi modelet e ardhshme të ngrinin zërin për çdo padrejtësitë që u bëheshin. Gjatë një videoje live në Instagram me Sophia Roe, ajo u bëri thirrje kolegeve të saj të flisnin për padrejtësitë. Madje, Hadid tha se mund t’i vinte në ndihmë kujto që ka vendosur të flas. Duke iu drejtuar shikuesve, Hadid vazhdoi: “Tani, është koha kur ju mund të dilni dhe të thoni – nëse ka ndonjë modele 17-vjeçare që po na sheh – nëse jeni në atë situatë, bëni atë që mendoni se është e drejtë. Mos kërkoni mbështetje nga të tjerët, sepse ju nuk keni nevojë. Bëni atë që mendoni se është e drejtë në moment dhe ndjeheni të fortë për të sepse gjithmonë do t’ju përfaqësojë në fund dhe nuk është diçka për të cilën duhet të keni turp nëse e keni atë ndjenjë. “