Flash

Thaçi nën akuzë, një lojë politike dhe një bast i humbur

Lapsi.al 24 June 2020
Thaçi nën akuzë, një lojë politike dhe një bast

Ngritja e akuzës së Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, vetëm tre ditë përpara fillimit të dialogun me Serbinë, në Shtëpinë e Bardhë, nuk ka se si mos të japë shijen e një kurthi politik.

Ajo i bën dëm forcës negociuse të Kosovës dhe i heq mandatin cilitdo që mund të firmosë mbi planet okulte për të cilat kishin rënë dakord më parë dy presidentët. 

Lexo me tej:

Haga padi kundër Hashim Thaçit tre ditë para takimit të Uashingtonit

Asnjë shtet serioz në botë nuk do të donte të kishte si kryetar të delegacionit, që do të nënshkruante marëveshjen e tij më të rëndësishme, një person që akuzohet përmbi 100 vrasje.

Asnjë komb nuk do të donte që të përballej me agresorin e tij gjakatar, duke u përfaqësuar nga një njeri që dyshohet për krime kundër njerëzimit. 

Por, pikërisht fakti se kjo pozitë është e rëndë dhe pikërisht se kjo akuzë ra nga qielli fiks tani, e bën atë të dyshimtë. Edhe nga ana teknike, shpjegimi i Hagës, se po e hedh këtë hap, pasi Thaçi, Veseli, dhe Haradinaj kanë bërë përpjekje për ti'u shmangur drejtësisë, duke anulluar në parlament ligjin për Gjykatën Speciale, nuk qëndron. Kjo tentativë është dy vjet e gjysëm e vjetër, dhe nëse specialja ndihej e rezikuar prej saj, ajo duhej ta kishte ngritur me kohë akuzën.

Prandaj, mendimi i parë që të vjen në mendje ka të bëjë me lojra që e tejkalojnë mandatin e drejtësisë së pastër dhe skrupuloze. Nuk është çudi që qarqe pro vendeve të fuqishme europiane, apo ato që qëndrojnë pranë kundërshtarëve amerikanë të Trump, të fshihen pas kësaj lëvizjeje të papritur.

Dhe nëse është kështu, konkluzionet që mund të nxirren janë dy: E para, se sot besimi tek drejetësia ndërkombëtare dhe Gjykata e Hagës, ka marrë  një goditje të rëndë. Ky akt ka shtuar dyshimet se, pretendimet e gjithë konspiracionistëve, nga Beogradi në Zagreb, që kanë sjellë me qindra shembuj se ajo përdoret thjeshtë si mashë e diplomacisë politike, nuk janë krejt të pabaza.

Së dyti, ajo është një mësim i mirë edhe për vetë viktimën e saj të sotme.

Që kur dolën në skenë pretendimet e Dik Martit, Hashim Thaçi ka pasur vetëm një obsesion: si ti shpëtojë një akuze të mundshme për krime lufte. Pikërisht për këtë ai u ngjit në presidencë, pikërisht për këtë (siç dëshmoi edhe letërkëmbimi me Pompeon) ai komplotoi për shfuqizimin e ligjit të speciales, për të cilin flet sot komunikata e Hagës. 

Mbi të gjitha, ky makth e bëri atë të futej në aventurat për shkëmbimin e territoreve me Vuçiçin, duke vënë bast me shpresën se, sa më shumë të shfaqej si faktor rajonal, aq më tepër do ta largonte kërcënimin penal.

Analiza/ Kur Rama vizatonte harta me ndryshim kufijsh

Një leximi i thjeshtë i gjithë qëndrimeve të Hashim Thaçit të bën të kuptosh se ai vuri edhe një bast mbi bast: se këtë punë ai do ta zgjidhte me administratën aktuale të SHBA-së, pa BE dhe pa Britaninë.

Kështu shpjegohen edhe qëndrimet e tij të fundit, cinike dhe arrogante ndaj Brukselit, injorimet që i bëri Lajçakut dhe talljet që i adresoi Borellit, duke e cilësuar si mik të Albin Kurtit.

E ky ndoshta qe dhe fati i tij i keq. Ai kërkoi ti shpëtojë akuzave të Hagës duke luajtur ndërmjet të mëdhenjve, por pikërisht kjo lojë, i'a shpejtoi atë që kërkoi të shmangte. 

Ai tregoi edhe njëherë me shembullin e tij, se drejtësia ndërkombëtare nuk është krejtësisht e kulluar, por se ndryshe nga ç’imagjinoi ai, fijet e saj nuk i luajnë dot të vegjlit. 

©Lapsi.al   

Të këshilluara

Në Uashington negociata pa parime

Kosova po hyn në hapësirë të papërjetuar deri tani, të antagonizmit të brendshëm amerikan dhe atij transatlantik 1.Po hyjmë në një territor krejtësisht të pa...

09:43

Si do të jetë bota pas pandemisë

Krizat e mëdha sjellin edhe pasoja të mëdha, zakonisht të paparashikuara. Depresioni i Madh nxiti izolimin, nacionalizmin, fashizmin dhe Luftën e Dytë Botërore,...

18:58

PO listave të hapura, JO lojrave të Ramës

Edi Rama ka angazhuar gjithë llumin e parlamentit shqiptar, kundër marrëveshjes me trysni ndërkombëtare që u arrit në këshillin politik. Duke mbledhur një koali...

15:31

Luli nuk është më opozita

Opozita si term vjen nga latinishtja dhe do të thotë "të jesh kundër" dikujt apo diçkaje. Establishmeti Luli Rama sapo hodhi hapin vendimtar drejt altarit të...

19:14

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI