Flash

A mund të kemi drejtësi të paktën sa në Zimbabve? Inceneratorët paditen ne SPAK

Lapsi.al 24 June 2020
A mund të kemi drejtësi të paktën sa në Zimbabve?

Nisma Thurje ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për inceneratorin e Fierit.

Sipas kallëzimit, Nisma Thurje akuzon qeverinë se është kompromentuar në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë ku do ndërtohet inceneratori i Fierit.

Po ashtu Nisma Thurje thotë se gjithë grupi i inceneratorëve në Shqipëri, nga i Tiranës, tek i Elbasanit dhe i Fierit ka lidhje me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin të cilët lidhen me kompani të regjistruar jashtë vendit.

Por ndërkohë në kallëzim Nisma Thurje evidenton disa shkelje si prishja e garës për tenderin, keqpërdorim i parasë publike nga 15 milionë euro e kostos së ndërtimit tek 28 milionë euro që është tenderuar.

Nisma Thurje kujton edhe se partneri i Mirel Mërtirit, Ilir Dedja është në kërkim ndërkombëtar nga Zimbabwe kurse Klodian Zoto po në Zimbabwe pati një hetim nga Prokuria dy vite më parë për ndërtimin e një inceneratori.

Në shpjegimin e që Nisma ben per kete padi thuhet:

"Të njëjtët personazhe, aksionerë në kompanitë konçesionare që përfitojnë miliona euro në vit nga buxheti i shtetit pa dhënë asnjë shërbim, në Zimbabwe shkaktuan një skandal që çoi në burg Ministrin e Shëndetësisë dhe një biznesmen.

Ilir Dedja, një nga aksionerët e konçesionarit të incinerimit në Shqipëri, është shpallur në kërkim ndërkombëtar teksa ne vazhdojmë ta paguajmë çdo muaj".

Prandaj sfida që i bëhet SPAK është:

A mund të kemi drejtësi të paktën sa në Zimbabwe?

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI