Flash

Pandemia e Covid, BE mund të mos i hapë kufijtë pas 1 korrikut

Lapsi.al 23 June 2020
Pandemia e Covid, BE mund të mos i hapë kufijtë pas 1 korrikut

Kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian mund të mbeten të mbyllur për shqiptarët dhe pjesën tjetër të rajonit edhe përtej 1 korrikut. 2 javë më parë, Komisioni Evropian rekomandoi rihapjen graduale të kufijve me Ballkanin perëndimor nga 1 korriku, nën arsyetimin e situatës së mirë epidemiologjike, e cila siç tha komisionerja për çështjen e brendshme, Ilva Johanson, ishte e ngjashme ose më e mirë sesa në vendet e tjera të BE-së.

Por, prej atëherë situata në rajon është përkeqësuar, me rritjen e shpejtë të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Kjo ka bërë që disa shtete të BE-së të marrin masa individuale dhe që të vihet në pikëpyetje heqja e kufizimeve për shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Zëdhënësi për çështje të migrimit në Komisionin Evropian, Adalbert Jahns, tha se u takon vendeve anëtare të vendosin për hapjen ose jo të kufijve me rajonin.

“Rekomandimi nuk ishte vetëm për shkak të situatës epidemiologjike, por edhe për shkak të raporteve të BE-së me rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sa i përket situatës, ne jemi duke e ndjekur me shumë kujdes. Diskutimet në Këshill janë në vazhdim e sipër dhe në ato diskutime merret parasysh edhe situata aktuale epidemiologjike”, tha Adalbert Jahns.

Disa prej vendeve anëtare po i shtojnë masat e kufizimit për shtetasit e Ballkanit Perëndimor, të tilla si Sllovenia dhe Kroacia. Kjo e fundit kërkon që personat të cilët hyjnë në territorin e saj të dëshmojnë arsyen e domosdoshme për një udhëtim të tillë. Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, e Serbia kanë raportuar rritje të rasteve më koronavirus gjatë javëve të fundit.

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm 7.7 ballë

Një tërmet i frikshëm ka tronditur pak minuta më parë Meksikën. Sipas asaj që raporton EMSC, lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 7,5 ballë të shkallës riht...

18:40

40 të vdekur në protestat tragjike në SHBA

Një fundjavë e përgjakshme është shënuar në SHBA me të paktën 40 të vrarë me armë në qytetet kryesore, ndërsa më shumë se 100 janë goditur nga plumbat. Vetëm...

17:51

Zbulohet projekti i NASA për alienët

Agjencia amerikane hapësinore NASA ka nisur një projekt të ri për të kërkuar alienët duke u fokusuar te gjurmë të teknologjisë në hapësirë që nuk ka shkuar nga ...

18:45

Analiza e DW/ Europa mbetet pa Amerikën

Pas njoftimit për tërheqje të pjesshme të trupave amerikane nga Gjermania janë rritur zërat për më shumë përgjegjësi europiane në politikën e mbrojtjes. A munde...

18:34

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46