Flash

Kryeministri bullgar do të ndëshkohet për mosvendosje të maskës

Lapsi.al 23 June 2020
Kryeministri bullgar do të ndëshkohet për mosvendosje të

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov do të ndëshkohet me 174 dollarë për shkelje të vendimit për vendosje të maskës gjatë një vizite në manastir, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë, Kiril Ananiev ka marrë vendim të hënën që të rikthejë vendimin për vendosje të maskave në ambiente të brendshme publike, pas rritjes së numrit të rasteve të prekura me koronavirus.

“Të gjitha personat që kanë qenë pa maska mbrojtëse në kishë, gjatë vizitës së kryeministrit, do të ndëshkohen”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë për agjencinë e lajmeve, Reuters.

Ministria ka thënë se në këtë vendim përfshihen Borissov, gazetarët dhe stafi tjetër medial që ka përcjellur vizitën në kishë.

Manastiri ortodoks, Rila, është më shumë se 1,000 vjet i vjetër, prandaj konsiderohet një prej atraksioneve turistike në këtë shtet.

Bullgaria pati nisur të lehtësojë masat e kufizimit, të vëna pas shpërthimit të koronavirusit të ri, mirëpo javën e kaluar autoritetet kanë regjistruar 606 raste të reja të infektimit, duke e çuar shifrën totale të të prekurve në 3,984.

Prej tyre, 207 persona kanë vdekur.

Pas rritjes së shifrave të infektimit, vendosja e maskave është bërë sërish e detyrueshme në ambiente të mbyllura publike, përfshirë autobusët dhe trenat.

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm 7.7 ballë

Një tërmet i frikshëm ka tronditur pak minuta më parë Meksikën. Sipas asaj që raporton EMSC, lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 7,5 ballë të shkallës riht...

18:40

40 të vdekur në protestat tragjike në SHBA

Një fundjavë e përgjakshme është shënuar në SHBA me të paktën 40 të vrarë me armë në qytetet kryesore, ndërsa më shumë se 100 janë goditur nga plumbat. Vetëm...

17:51

Zbulohet projekti i NASA për alienët

Agjencia amerikane hapësinore NASA ka nisur një projekt të ri për të kërkuar alienët duke u fokusuar te gjurmë të teknologjisë në hapësirë që nuk ka shkuar nga ...

18:45

Analiza e DW/ Europa mbetet pa Amerikën

Pas njoftimit për tërheqje të pjesshme të trupave amerikane nga Gjermania janë rritur zërat për më shumë përgjegjësi europiane në politikën e mbrojtjes. A munde...

18:34

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46