Flash

Kushtet e BE / Rama si kuzhinjer për budallenj

Lapsi.al 23 June 2020
Kushtet e BE / Rama si kuzhinjer për budallenj

Edi Rama ka tentuar ta banalizojë sërish deri në vulgaritet dështimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit. Duke komentuar edhe njëherë shuplakën që iu dha nga Parlamenti Europian, i cili miratoi me një shumicë dërrmuese votash, rezolutën me 15 kushtet që u vunë për hapjen e negociatave, ai ka vazhduar me lojën e cic -miceve.

Lexo më tej:

Dosjet e vjedhjes së votave në Shijak e Dibër, PE i kërkon Shqipërisë vënien para drejtësisë të përgjegjësve

Si një kuzhinjer që servir ushqim për idotë ai është përpjekur ta reduktojë debatin nëse të gjitha kushtet duhen plotësuar përpara takimit të parë ndërqeveritar, apo nëse kjo është e vlefshme vetëm për disa prej tyre.

Deri këtu askush nuk surprizohet, sepse ky është vetëm një nga vargani i manipulimeve që kryeministri ka bërë për këtë temë.

Ai fillimisht fitoi zgjedhjet me premtimin se do ti hapë negociatat brenda mandatit të parë qeverisës. Por, në vend të bënte këtë e mbyti vendin në drogë dhe korrupsion. Kur këto filluan të kundërmonin aq shumë, sa për herë të parë Bundestagu solli që në nëntor 2016, një paketë kushtesh me deputetin Krichbaun, kryeministri e zhvlerësoi këtë si një përkthyes që kumtonte në gjermanisht ato që PD recitonte në shqip.

Për pasojë negociatat e Shqipërisë nuk u hapën në qershor 2018, ashtu siç na ishte premtuar. Por edhe këtu Rama gënjeu prapë, hapi shampanjën dhe shpalli se ne kemi marrë një datë për fillimin e bidedimeve (twitteri poshtë).

Natyrisht, është e kotë të kujtosh se, sot e kësaj dite, ne ende nuk e kemi një datë se kur do të ulemi në tryezë.

Por, fatkeqësisht thesi i rrenave nuk zbrazet me kaq.

Përgjatë këtij kalvari, kur Holanda vinte veton dhe këkronte pezullimin e liberalizimit të vizave, ne e kemi dëgjuar kryeministrin të thotë se vendi i tulipanëve e bën këtë për arsyet e tij të brendëshme; kur presidenti Macron na shpëtonte nga një ndarje e turpshme nga Maqedonia, ne u bombarduam me fabulën se Makron s’e ka me ne, por ka inatin me Gjermaninë dhe problemin e Europës.

Pra, thjeshtë, sa herë kemi dështuar këto shtatë vjet, kryeministri ka përdorur një shoshë, për të zënë diellin përvëlues të shuplakave që i janë dhënë qeverisjes së tij të keqe.

Kjo po ndodh edhe tani kur ai do ta fokusojë debatin rreth çështjes më të pavlerë: a janë kushtet të gjitha me një dorë apo jo?

Ai që siç duket në këtë video theksonte se nuk kishte kushte fare, tani pranon vetëm një pjesë të tyre.

Në fakt, problemi nuk është fare ky.

Thelbi i tij qëndron në bilancin e përgjithshëm që Rama do ta fshehë me çdo çmim: se në vitet e qeverisjes së tij, në vënd që të bënim përpara, ne kemi bërë pas.

BE e bombardon Tiranën me kushte. Ja cilat janë ato…

Me vendimin e marsit të Këshillit të Ministrave të vendeve të BE, ne praktikisht u ndamë me Maqedoninë, e cila e mori miratimin pa asnjë kusht.

Në këtë vendim ne nuk na është caktuar asnjë datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, ndonëse që në 2018 kryeministrtri bërtiste “e kemi marrë datën”. Se sa e rëndë është kjo për Shqipërinë, mjafton të përmendet vetëm një fakt: Malit të Zi, data e konferencës së parë ndërqeveritare me Brukselin i’u caktua brenda një jave nga thënia e PO-së.

Gjendja nuk është vetëm më keq se 2018-a, kur bërtitëm fitore, por akoma më e rëndë edhe se shtatori i vitit të kaluar, kur Bundestagu gjerman na bombardoi me kushte.

Që nga ajo kohë, atyre 9 kushteve i’u janë shtuar edhe plot 6 të tjerë, që nisen që nga kërkesat për burgosje të politikanëve të lartë, që nga tërheqja e ligjit fashistoid për mediat online, që nga pakësimi pothjuajse i pamundur i azilkërkuesve e deri tek plotësimi i të drejtave të qytetarëve minoritarë.

Kjo pra është pasqyra reale se si e shohin regjimin e Ramës qeveritë kryesore të shteteve të BE.

Dhe pikërisht për të shmangur këtë bilanc të tmerrshëm, kryeministri e vulgarizon debatin në një problem numerik. Ai nuk ka zgjidhje tjetër për ti'u shmangur thelbit, veçse banalizimit për numrin e kushteve. Prandaj kacavirret pas atyre për të cilat dikur nuk pranonte që ekzistonin fare.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Në Uashington negociata pa parime

Kosova po hyn në hapësirë të papërjetuar deri tani, të antagonizmit të brendshëm amerikan dhe atij transatlantik 1.Po hyjmë në një territor krejtësisht të pa...

09:43

Si do të jetë bota pas pandemisë

Krizat e mëdha sjellin edhe pasoja të mëdha, zakonisht të paparashikuara. Depresioni i Madh nxiti izolimin, nacionalizmin, fashizmin dhe Luftën e Dytë Botërore,...

18:58

PO listave të hapura, JO lojrave të Ramës

Edi Rama ka angazhuar gjithë llumin e parlamentit shqiptar, kundër marrëveshjes me trysni ndërkombëtare që u arrit në këshillin politik. Duke mbledhur një koali...

15:31

Luli nuk është më opozita

Opozita si term vjen nga latinishtja dhe do të thotë "të jesh kundër" dikujt apo diçkaje. Establishmeti Luli Rama sapo hodhi hapin vendimtar drejt altarit të...

19:14

Krisja e mitit amerikan mes shqiptarëve

Rastësitë nuk janë gjithmonë të pafajshme. Në të njëjtën ditë që diplomatët e lartë amerikanë kanë përshëndetur rrëzimin e një qeverie të dalë nga zgjedhjet dhe...

12:14

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI