Flash

40 të vdekur në protestat tragjike në SHBA

Lapsi.al 23 June 2020
40 të vdekur në protestat tragjike në SHBA

Një fundjavë e përgjakshme është shënuar në SHBA me të paktën 40 të vrarë me armë në qytetet kryesore, ndërsa më shumë se 100 janë goditur nga plumbat.

Vetëm në Chicago u vranë 14 njerëz, pesë prej të cilëve fëmijë, duke shënuar shifrën më të lartë të një fundjave. Mes tyre ishte dhe një fëmijë 3-vjeçar i goditur në mënyrë fatale nga një plumb qorr, teksa kalonte me makinë me babanë e tij.

Në New York ka pasur më shumë se 70 viktima javën që shkoi, sipas statistikave të rrjetit NBC.

Armë zjarri u dëgjuan dhe në epiqendrën e protestave anti-raciste të grupit Black Lives Matter në Minneapolis, ku u vra George Floyd, si dhe në Seattle, ku protestuesit ngriten barrikada dhe krijuan një zonë te ndaluar për policinë.

Në Kaliforni një burrë e një grua u vranë ndërsa një roje sigurie u plagos gjatë një shkëmbimi zjarri, kur dyshes iu kërkua të dilnin nga një klub nate mëngjesin e të hënës.

Kryebashkiakja Lori Lightfoot tha: “Ne nuk duhet të eliminojmë mjetet të cilat krijojnë të ardhura të klasës së mesme për afro-amerikanët dhe komunitetet e tjera minoritare. Nuk po themi se nuk ka arsye për të qenë të zemëruar me policinë, por jo të gjithë ata janë të trajnuar për këto probleme prandaj në disa raste sigurisht që do të dështojnë”.

Të këshilluara

Zbulohet projekti i NASA për alienët

Agjencia amerikane hapësinore NASA ka nisur një projekt të ri për të kërkuar alienët duke u fokusuar te gjurmë të teknologjisë në hapësirë që nuk ka shkuar nga ...

18:45

Analiza e DW/ Europa mbetet pa Amerikën

Pas njoftimit për tërheqje të pjesshme të trupave amerikane nga Gjermania janë rritur zërat për më shumë përgjegjësi europiane në politikën e mbrojtjes. A munde...

18:34

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46