Flash

Rekord shitje kitara e Kurt Cobain

Lapsi.al 22 June 2020
Rekord shitje kitara e Kurt Cobain

Kitara e përdorur nga Kurt Cobain, performuesi i grupit të rrokut Nirvana, në një shfaqje në MTV në vitin 1993, është shitur me një çmim rekord.

Biznesmeni australian Peter Freedman pagoi 6.010.000 dollarë për kitarën Martin D-18E të vitit 1959 në një ankand.

Çmimi fillestar i kitarës, me të cilin Kobain performoi në nëntor të vitit 1993 në shfaqjen MTV Unplugged, vetëm pesë muaj para vdekjes së tij, u caktua në 1 milion dollarë. Megjithatë, simpatizantët e këngëtarit me famë botërore së bashku me investitorët garuan në ankand dhe thyen një rekord të ri botëror.

Rekordi i mëparshëm për kitarën më të shtrenjtë që është shitur ndonjëherë ishte për një kitarë Fender Stratocaster të zezë të vitit 1969 që i përkiste David Gilmour-it të grupit Pink Floyd, e cila u shit për 3,95 milionë dollarë në një ankand në vitin 2019.

Cobain ishte një kantautor dhe muzikant amerikan që lindi në vitin 1967. Në prill të vitit 1994, ai u gjet i vetëvrarë në shtëpinë e tij në moshën 27-vjeçare.

Të këshilluara

Akuzohet për sulm seksual Justin Bieber

Dy femra e kanë akuzuar këngëtarin Justin Bieber, për sulm seksual, dhe kanë shpërndarë eksperiencat e tyre në rrjete sociale. Një vajzë e identifikuar si Da...

11:16

Aktori turk, baba për të dytën herë

Megjithëse është munduar ta mbajë sa më hermetike jetën e tij private, aktori i njohur turk Murat Yildirim nuk ka mundur ta mbajë dot më gjatë këtë lajm të buku...

09:10

Pushimet luksoze të Demet Ozdemir

Pas karantinës, aktorja e pëlqyer turke Demet Özdemir ka marrë një varkë me qira për të kaluar disa ditë me shoqërinë e saj. Por jo një varkë të thjeshtë, por n...

18:29

10 fakte rreth Anna Wintour

Pas filmit“ Djalli vishet me Prada” nuk ka person të mos e lidhë personazhin kryesor me mbretëreshën e modës Anna Wintour, shefen e tmerrshme, të blinduar gjith...

14:19

Ndryshimet e këtij viti në Grammy Awards

The Recording Academy – akademia amerikane e muzikantëve, producentëve dhe profesionistëve të muzikës që njeh arritjet në këtë industri dhe ndan çmimet Grammy, ...

11:40

Beyonce, gati për të publikuar albumin e ri

Beyonce surprizoi internetin duke publikuar këngën “Black parade ”, të bashkëshkruar me Jaz-Z. “Black Parade” u krijua për të mbështetur fondin Black Business I...

10:56

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI