Flash

OBSH: Pandemia po hyn në një fazë të rrezikshme

Lapsi.al 22 June 2020
OBSH: Pandemia po hyn në një fazë të rrezikshme

Shumë prej kufizimeve për Coronën janë hequr dhe gradualisht njerëzit po rikthehen në jetën normale. Por OBSH-ja paralajmëron që distanca fizike duhet të vazhdojë të respektohet.

Me gjithë lehtësimin e masave të karantinës në Evropë pandemia e virusit Corona nuk ka marrë fund, përkundrazi "pandemia është duke u përshpejtuar," tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO) Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë. Brenda një dite u raportuan më shumë se 150,000 infeksione të reja, më shumë se kurrë, tha etiopiani.

Përsëri shifra të larta nga Azia

Pothuajse gjysma e këtyre infeksioneve të reja u raportuan nga Amerika e Veriut, Qendrore dhe e Jugut, por një numër i madh infeksionesh njoftohet edhe nga Azia e Jugut dhe Lindja e Mesme. "Bota është në një fazë të re dhe të rrezikshme," tha Tedros. Ekziston një rrezik i rritur nga infeksioni sepse, kuptohet, shumë njerëz janë të ngopur me të ndejturit në shtëpi.

Virusi vazhdon të përhapet me shpejtësi

"Edhe qeveritë duan t'i rihapin ndërmarrjet ekonomike dhe shoqërinë. Por virusi po përhapet shpejt, ai është akoma vdekjeprurës dhe shumica e njerëzve janë akoma të prekshëm," tha Tedros. Ai u bëri thirrje të gjithë njerëzve që të mbajnë distancë, të lajnë duart shpesh dhe të zbatojnë masa e tjera higjienike. Të gjitha infeksionet duhet të gjurmohen dhe ato që preken nga virusi të izolohen.

Rritje e numrit të infeksioneve edhe në Gjermani

Në Gjermani, numri i infeksioneve të reja me Covid19 u rrit brenda 24 orëve të fundit më tepër se gjatë një muaji. Autoritetet shëndetësore raportuan 770 raste të reja në Institutin Robert Koch (RKI) (të dhënat e datës 19 qershor, në mesnatë). Shifra kjo më e lartë që prej 20 majit 2020 kur u shënuan 797 infeksione të reja. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin Sars-CoV-2 në Gjermani është 188.534 vetë. /DW

Të këshilluara

Zbulohet projekti i NASA për alienët

Agjencia amerikane hapësinore NASA ka nisur një projekt të ri për të kërkuar alienët duke u fokusuar te gjurmë të teknologjisë në hapësirë që nuk ka shkuar nga ...

18:45

Analiza e DW/ Europa mbetet pa Amerikën

Pas njoftimit për tërheqje të pjesshme të trupave amerikane nga Gjermania janë rritur zërat për më shumë përgjegjësi europiane në politikën e mbrojtjes. A munde...

18:34

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46