Shembja e teatrit/ Gazeta më e madhe daneze kundër arkitetktit Bjarke Ingels
Sot akrikekti danez ka marrë mundimin ti përgjigjet gazetës së vendit të tij me një shkrim ku gjendet shumë nga klishtetë e sponsorizuara ndërkombëtarisht për punën e bërë nga Edi Rama si kryebashkiak dhe për vazhdimin e stafetës prej Erion Veliajt, ku pretendohet gjithashtu se teatri nuk ishte në listën e monumenteve të kultures dhe nuk qe ndertuar për këtë funksion. Ingels ka treguar edhe se si u “njoh” me kompaninë Fusha: “Gjatë vizitës sonë (ne vitin 2016), ne takuam njerëz nga Fusha sh.p.k.—kontraktori vendor që ishte duke kryer punimet në Sheshin Skënderbej. Ramë dakord të bëhemi bashkë për një nga projektet e ardhshme publike. Në vjeshtën e vitit 2017, ne nënshkruam një kontratë me Fushën për të projektuar teatrin si pjesë e një kompleksi me funksione të ndryshme urbane. Ne bëmë një tur në ndërtesën ekzistuese të teatrit. Asaj i mungonte një skenë dhe një kullë skenike. Ajo nuk kishte skena anësore. Nuk ishte e përshtatshme për teatrin sepse as nuk është projektuar për atë qëllim. Në fakt, ajo është konecptuar për argëtim nga ushtarët fashistë, kur Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia e Musolinit, midis viteve 1939 dhe 1943. Ndërtesa nuk është klasifikuar si ndërtesë e mbrojtur dhe nuk ishte e mbrojtur. As unë dhe as kolegët e mi nuk jemi ekspertë të arkitekturës fashiste, por me ndërtesat historike nuk mund të jesh kurrë i sigurt, kështu që ne përgatisim dy sugjerime të ndryshme projekt-skicash për një teatër të ri: një që ruan ndërtesën ekzistuese dhe një ndërtesë nga zero” (lexoje të plotë këtu). Por, ndonëse Ingels pohon se ai kishte menduar të paraqiste dy versione, pra edhe një godinë moderne edhe ruajtjen e ekzistueses ai e lë topin e shkatërrimit tek autoritetet vendase: “Në fillim të pranverës 2018, ne u ftuam në Tiranë për t’i paraqitur mendimet tona qytetit. Ne na u tha që duhet të harrojmë barrakat e vjetra, sepse ato kurrë nuk kanë pasur ndonjë rëndësi arkitekturore ose historike; dhe duhet të përqendroniom të gjithë energjinë në krijimin e një skene kombëtare shqiptare që është e denjë për artet interpretuese. Dhe kështu bëmë. Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Culi, dhe regjisori Altin Basha dhanë një kontribut të veçantë” shkruan ai duke e lënë përgjegjësinë në Tiranë. Por pasi mundohet të heqë përgjegjësinë e shkatërrimit nga vetja ai hedh poshtë edhe aludimet se është pjesmarrës në një vepër korruptive: “Këtë javë lexoj në Politiken se unë jam pjesë e një rasti të ri korruptiv. Në kohën e këtij shkrimi, ne nuk kemi ende kontratë me bashkinë” pretendon Ingels i cili fillimisht nuk shpjegon se si u lidh me kompaninë Fusha, klientin e rregullt të Ramës dhe Veliajt, prej të cilëve ka marrë mbi 80 milionë euro shumica pa garë. Por i cili bie në kontradiktë edhe me një version që ka dhënë në një intervistë në Top Shou, ku atëhere pohonte se projektin e teatrit nuk ia kërkoi Fusha por Rama. ©lapsi.al