Flash

Billie Eilish, e përndjekur nga fansi i çmendur pas saj

Lapsi.al 22 June 2020
Billie Eilish, e përndjekur nga fansi i çmendur pas saj

Billie Eilish, iu desh të merrte një urdhër mbrojtje për t'i shpëtuar një fansi të fiksuar pas saj.

Sipas TMZ-së, këngëtarja "ka një urdhër të gjatë mbrojtjeje" kundër këtij njeriu që i shfaqet krejt papritur, i paftuar edhe në shtëpi. Ky urdhër do të zgjasë për të paktën 3 vite, por Billie po shpreson për një zgjatje të tij në 5, për t'u ndjerë edhe më e sigurt. Urdhri aktual e ndalon fansin e fiksuar të ketë çdo lloj kontakti me Billie-n, të afrohet pranë shtëpisë së saj, ta ngacmojë, kërcënojë apo t'i afrohet vendit ku punon. Sipas po të njëjtit burim, Billie dokumentin e parë ligjor në lidhje me këtë çështje e firmosi që në fillim të majit, pasi fansi i qe kthyer në makth. Eilish tha se ai është futur pa leje në shtëpi dhe pyeste të atin e saj nëse ajo jetonte aty apo jo. Ndonëse u detyruan ta largonin, ai u kthye sërish natën vonë dhe sipas këngëtares bënte sjellje të çuditshme. "Ndërkohë që ne prisnim për rojet e sigurimit, ai u fut në shtëpi, u ul dhe nisi të lexonte një libër. Pastaj, herë pas here e dëgjonim të bënte ndonjë monolog. Im atë i kërkoi shumë herë të ikte, por refuzonte."- u shpreh këngëtarja. Situata u bë aq stresuese sa Eilish iu desh t'i drejtohej ndihmës së autoriteteve për të shpëtuar prej tij.

Të këshilluara

Rekord shitje kitara e Kurt Cobain

Kitara e përdorur nga Kurt Cobain, performuesi i grupit të rrokut Nirvana, në një shfaqje në MTV në vitin 1993, është shitur me një çmim rekord. Biznesmeni a...

13:44

Akuzohet për sulm seksual Justin Bieber

Dy femra e kanë akuzuar këngëtarin Justin Bieber, për sulm seksual, dhe kanë shpërndarë eksperiencat e tyre në rrjete sociale. Një vajzë e identifikuar si Da...

11:16

Aktori turk, baba për të dytën herë

Megjithëse është munduar ta mbajë sa më hermetike jetën e tij private, aktori i njohur turk Murat Yildirim nuk ka mundur ta mbajë dot më gjatë këtë lajm të buku...

09:10

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI