Flash

“Il Giornale”: Si Edi Rama po e largon Shqipërinë nga BE

Lapsi.al 21 June 2020
“Il Giornale”: Si Edi Rama po e largon Shqipërinë nga BE

Nga Marco Valle

Çfarë po ndodh në Tiranë? Në agimin e së dielës së 17 majit, për të qenë më të saktë, në orën 4.35, buldozerët e bashkisë të mbrojtur nga mbi 1 mijë policë, të rrethuar nga të gjitha anët, rrënuan Teatrin Kombëtar në një kohë rekord, simbol i një proteste të ashpër që zgjati 27 muaj.

Pasditen e së njëjtës ditë, një turmë e madhe që kundërshtonte masat e autoriteteve dhe rregullat antivirus mbushën zemrën e kryeqytetit, sheshin “Skënderbej” dhe bulevardin ngjitur “Dëshmorët e Kombit”, për të protestuar ndaj qeverisë së kryeministrit socialist Edi Rama. Me forcë dhe zemërim.

Policia akuzoi vazhdimisht protestuesit dhe ndaloi 64 persona, duke përfshirë Monika Kryemadhin, gruan e Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe drejtuesin e një anëtari të opozitës. Bilanci në fund të ditës ishte i rëndë: bomba tymuese, gurë, shkopinj dhe disa të shtëna me armë (për fat të mirë) në ajër, plus 7 arrestime për "shkelje të dhunshme të rendit publik", 21 padi për "tubim të paligjshëm", 36 gjoba për "shkelje të karantinës”. Dhjetëra të plagosur në spitale.

Një e diel e keqe që e nxehu edhe më shumë debatin (ose më saktë, përplasjen) midis shumicës së Ramës dhe kundërshtarëve të tij flaktë dhe, edhe një herë, rigjallëroi sfidën midis vendimmarrësit shumë-kryeministër dhe protestuesve të tij të shumtë dhe aspak entuziastë (ta themi butë) për metodat e tij të ashpra dhe projektet e tij "moderne" të paskrupullta.

Rasti i kompleksit teatror është emblematik. Ndërtesa, e projektuar nga arkitekti Giulio Bertè në Milano në 1938 dhe e nisur disa muaj më vonë në Tiranë nuk ishte vetëm një nga shembujt e parë të parafabrikateve në histori apo një nga veprat më interesante të arkitekturës racionaliste në Evropë, por, mbi të gjitha, përbënte një pjesë e rëndësishme e panoramës së vogël monumentale të qytetit.

E shndërruar në epokën komuniste fillimisht në një gjykatë popullore pastaj në Teatër Kombëtar, pas rënies së regjimit në 1990, ndërtesa ishte në pritje të restaurimeve. Duke pasur parasysh vjetërsinë e materialeve origjinale, mirëmbajtjen e paktë në periudhën Enveriste dhe rregullat e reja të sigurisë, të gjithë (ose pothuajse) kërkonin një ristrukturim rrënjësor në përputhje me projektin e Berte. Por këto ishin vetëm iluzione.

Në vitin 2018, me justifikimin e festimeve në vitin 2020 të 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet, Rama dhe Erion Veliaj, kryetar bashkie dhe delfini i tij, vendosën të ndryshojnë qendrën historike dhe plani filloi pikërisht nga prishja e “Teatrit Kombëtar”. Në vend të tij u vendos të ngrihet "Kravata e harkut", një pseudonim i lezetshëm për të pagëzuar një masiv prej betoni të përforcuar: një strukturë prej 4 kullash të projektuara nga studio daneze Big dhe firmosur nga arkitekti Bjarke Ingels të cilat do të përmbajnë qendra tregtare, apartamente, etj. Projekti kushton 30 milionë euro, një faturë e madhe për standardet shqiptare.

Gjysma e Tiranës u ngrit kundër kryeministrit dhe kryebashkiakut, autorët e një spekulimi masiv ndërtimi. Në mbrojtje të kompleksit, u ngritën artistët dhe intelektualët që i përkisnin “Aleancës për mbrojtjen e teatrit”. Për t’i mbështetur ata, Lulzim Basha, drejtuesi i Partisë Demokratike dhe Monika Kryemadhi, e mbështetur edhe nga bashkëshortit të saj kryetar i shtetit, që e dërgoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, dolën në terren. Një veprim i fortë, por i kotë, pasi Gjykata Kushtetuese prej kohësh është e ngrirë për shkak se ka vetëm 5 nga 9 gjyqtarë të parashikuar.

“Confindustria Albania”, partneriteti që përfaqëson ndërmarrjet italiane në vend, ishte gjithashtu kundër shkatërrimit. Presidenti i saj Sergio Fontana komentoi me hidhërim: “Është njësoj sikur në vend që të ndërtosh një teatër më të mirë dhe të rehatshëm, të vendosësh të shkatërrosh Arenën e Veronës apo Koloseun. Një teatër i ri mund të ndërtohej në një zonë tjetër pa prishur një shembull të jashtëzakonshëm të arkitekturës italiane”.

Ambasadori italian Alberto Cutillo ishte më i kujdesshëm (ose shumë i vakët): “Unë mendoj se në një vend demokratik këto zgjedhje duhet të merren pas një debati të gjerë, sepse pasi të merren, nuk është e mundur të kthehen mbrapsht”.

Asgjë më shumë, asgjë më pak. Nga ana e Institutit Kulturor Italian, heshtje absolute.

Reagimet e Evropës janë shumë më të ashpra. Delegacioni i BE në Tiranë shprehu kundërshtimin e tij ndaj mënyrave dhe kohës së shkatërrimit të Teatrit.

Presidenti i PPE Donald Tusk e dënoi hapur shkatërrimin si një akt “i cili shkon kundër vlerave evropiane si mbrojtja e trashëgimisë kulturore, sundimi i ligjit dhe dialogut transparent mes palëve”.

Nga ana tjetër, ambasadori gjerman Peter Zingraf shtoi: “Rënia e Teatrit Kombëtar në Tiranë në agim, në formën që kemi parë, është vështirë për tu kuptuar”.

Akuzat dhe injorimi i tyre do të pasqyrohen në mënyrë të pashmangshme në negociatat e vazhdueshme për pranimin e Shqipërisë në BE. Një rrugë e trazuar e bërë më e komplikuar nga vendimet e fundit të Ramës, mbi të gjitha të ligjit vdekjeprurës të "anti-shpifjes” të miratuar dhjetorin e kaluar. Një sërë rregullash për të kontrolluar informacionet përmes një "Autoriteti të Mediave Audiovizive" të emëruar nga qeveria.

Brenda 72 orësh, në diskrecionin absolut të Agjencisë, çdo lajm i pretenduar si shpifje i botuar do t'u kushtojë gjoba shumë të larta gazetarëve dhe botuesve e tyre. Përveç kësaj, është e detyrueshme të paguash gjobën për të qenë në gjendje ta apelosh në gjykatë. Le të ngremë pra një dolli për shëndetin e lirisë së mendimit dhe të medias. /Marrë nga “Il Giornale”, përshtati LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Me sytë katër

PAPARAZZI