Flash

Beyonce, gati për të publikuar albumin e ri

Lapsi.al 21 June 2020
Beyonce, gati për të publikuar albumin e ri

Beyonce surprizoi internetin duke publikuar këngën “Black parade ”, të bashkëshkruar me Jaz-Z. “Black Parade” u krijua për të mbështetur fondin Black Business Impact, që administrohet nga National Urban League dhe ka qëllim që të ndihmojë bizneset e vogla të njerëzve afro-amerikanë. The National Urban League është organizatë për të drejtat e afro-amerikanëve me qendër në Nju Jork.

“Black Parade” është një përjetim personal që niset nga historia e nënës së Beyonce-s që siç këngëtarja thotë, “është edhe historia e saj gjithashtu”.“Gëzuar Juneteenth Weekend! Shpresoj të gëzojmë dhe festojmë së bashku, qoftë edhe në mes të kësaj lufte,” shkroi Beyonce në YouTube. Juneteenth është manifestim që tregon emancipimin e atyre që dikur ishin skllevër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në YouTube, njerëzit shkruajnë se “Beyonce u rikthye me të vërtetë” dhe duket se “është gati për albumin e shtatë”. Albumi i fundit i realizuar në një studio muzikore është “Lemonade” (2016) dhe nuk është çudi që Beyonce të publikojë albumin e radhës, i cili me gjasë do të përmbajë motive të fuqishme të #blacklivesmatter, lëvizja që kërkon barazi për njerëzit me ngjyrë.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta shkrimtari Carlos Ruiz Zafón

Shkrimtari spanjoll Carlos Ruiz Zafón ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare. Shkrimtari, i njohur ndër të tjera për romanin e tij “Hija e erës”, ndërroi jetë...

09:58

Publikohet “Black Parade” e Beyonce (Video)

Së fundmi ylli i muzikës pop Beyonce është e angazhuar me një fondacion të ri të quajtur “Juneteenth” që ka për qëllim promovimin e bizneseve të vogla të komuni...

17:40

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI