Flash

Loja me koalicionet/ Qarqet që humbet PS nëse opozita del e bashkuar

Lapsi.al 20 June 2020
Loja me koalicionet/ Qarqet që humbet PS nëse opozita del e bashkuar

Të shumtë janë ata që kanë ngritur dyshimin nëse loja që po bën opozita parlamentare dhe lista Murrizi duke kërkuar një garim pa koalicione në zgjedhjet e ardhshme, është shërbimi më i mirë që mund ti bëhet Edi Ramës. Përtej fjalëve dhe thashethemeve Lapsi.al ka bërë një llogari të thjeshtë lidhyr me deputetët që do të humbiste Rilindja nëse opozita e sotme dilte në zgjedhje e bashkuar. Për këtë kemi marrë për bazë rezultatet reale të vitit 2017 (ku falë gafës që bëri Basha në marrëveshjen me Ramën u garua pa koalicione) por duke i korigjuar sikur partitë që sot janë në opozitë të kishin garuar të bashkuara.

Në këtë mënyrë edhe pa vargun e skandaleve të mandatit të dytë që filloi me përgjimet e Saimir Tahirit, vazhdoi me ato të BILD-it, me shtimin e 15 kushteve për negociatat me BE, skandalin e Unazës së re, rënien ekonomike rritjen e borxhit dhe koncesionet skandaloze për oligarkët, pra edhe pa gjitha këto pika të errrëta Edi Rama do kishte humbur në disa qarqe. PS do të kishte humbur një deputet të sigurtë në Durrës, në Fier, në Korçë dhe në Tiranë. Por ajo do të vinte në diskutim nga një deputet edhe në Elbasan apo Dibër.

Pra, me këtë llogari, Rama nuk do të kish qenë shumicë i vetëm që në 2017 e jo më tani që imazhi i tij është telendisur keq.

Qarqet ku PS do humbte me siguri një deputet:

Durrësi

Me kontributin e fortë të Vangjush Dakos që doli në përgjime për blerje votash me Avdylajt, PS arriti të marrë 73 mijë vota që i mundësuan 8 mandate nga 14 gjithsej. Ndërsa partitë që gjenden sot në opozitë prej faktit që nuk ishin në koalicion morrën vetëm 6 mandate me 71 mijë vota. Rreth 6 mijë vota plus të LSI dhe PDIU shkuan dëm. Nëse do kishin qenë në koalicion rezultati i Durrësit do të kish qenë 7 me 7.

Fieri

Qarku i Fierit si hambari tradicional i PS i siguroi asaj një fitore të thellë 10 me 6. Por në këtë qark PDIU që garoi e vetme mori 6348 vota të cilat i shkuan dëm. Një koalicioni opozitar i duheshin jo më shumë se rreth 4 mijë vota për të prodhuar mandatin e pestë, që do i zbriste një mandat PS-së duke e çuar rezultatin final në 9-7.

Korça

Aktualisht PS është partia e parë në këtë qark me 6 deputetë. Por nëse do kishin qenë bashkë partitë e koalicionit të sotëm opozitar, kanë së toku afro 2 mijë vota më shumë. Pra të bashkuara ato do ta kishin përmbysur rezultatin në 5 me 6 në dëm të PS.

Tirana

Për shkak se u garua pa koalicione PS e fitoi kryeqytetin 18 me 16. Ajo mori 201 mijë vota ndërsa opozita rreth katër mijë më pak. Por nëse PDIU që mori 12 434 vota nuk arriti të nxirrte deputet do të kishte qenë në koalicion, rezultati mund të shkonte barazim 17 me 17.

Qarqet ku PS mund të humbte një deputet:

Elbasani

Në Elbasan PS është 13 mijë vota mbrapa një koalicioni të mundshëm opozitar, por ajo arriti të ketë 7 deputetë po aq sa të gjitha partitë e tjera sëbashku. Normalisht me një logjikë matematike rilindja do e humbiste një vend në parlament në këtë situatë. Por këtu ka një kleçkë. Se shumë nga votat që sot i faturohen PDIU janë vota personale të Aqif Rakipit që tashmë e ka humbur mandatin prej ligjit të dekriminalizimit dhe zor se ato mund ti bashkëngjiten automatikisht një koalicioni opozitar për ta përmbysur rezultatin në 6 me 8.

Dibra

Po njësoj me Elbasanin interpretohet edhe Dibra. Një koalicion i bashkuar opozitar do e nxirrte rezultatin 3 me 3, por është e vështirë që votat e PDIU, si vota çame të mara nga Ymer dhe Reme Lala të llogariten për opozitën.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Kulisat/ Si po luan Rama me "listën Murrizi"

Sa më shumë ditë kalojnë aq më e hapur bëhet loja e Ed Ramës për përdorimin e figurinave të opozitës së re si masha për të penguar koalicionet zgjedhore në garë...

17:41

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Me sytë katër

PAPARAZZI